Përballje serioze intelektuale me ekstremizmin dhe terrorizmit

Presidenti i Egjiptit ka theksuar nevojën për një konfrontim serioz intelektual me ekstremizmin dhe terrorizmin, veçanërisht Vëllazërinë Myslimane, dhe u bëri thirrje institucioneve të interesuara të bëjnë më shumë përpjekje që i përshtaten rrezikut të kombit. Individët janë naivë, por këto janë komplote keqdashëse  që mbështesin planifikimin dhe paranë për çdo ide shkatërruese, qoftë sipërfaqësore apo të imët ose të rreme bazuar në promovimin e thashethemeve skeptike dhe përhapin frymën e dridhjes, humbjes dhe dobësisë në zemrat e njerëzve. Kërkohet ndërgjegjësimi për kërcënimin e afërt dhe skemën djallëzore, të cilat i thurin këto  grupe, dhe këtu vjen rëndësia e të folurit për rolin e rëndësishëm qe duhet të luhet nga institucionet shkencore dhe intelektuale që punojnë për të përballuar idetë ekstremiste dhe mënyrën e institucionalizuar, jo vetëm fjalimet serioze shkencore dhe parullat.

Një nga më të rëndësishmet nga këto institucione është Sekretariati i Përgjithshëm i Fetfave për rolin dhe organet e fetvave në botë, që është ombrellë për të gjithë rolin e fetvave, e cila u themelua nga kërkesat e përsëritura të Presidentit që këto grupe të përballeshin intelektualisht dhe nevoja për të përtërirë dhe zhvilluar ligjërimin fetar duke ruajtur konstantet. Dimensioni global përballë ekstremizmit dhe terrorizmit dhe jo i kufizuar në dimensionin lokal, ku këto grupe tejkaluan kufijtë lokalë, madje edhe rajonalë dhe u futën në skemën e keqe demonike që i bëri ata kamion helmues të  njerëzve, dhe Sekretariati i Fetfave formoj bllokun dhe unifikimin e gradave, përpjekjeve dhe vizionit nga i cili të përballet skema demonike e grupit terrorist Vëllazëria Myslimane përfshirë në anëtarësimin e tij më shumë se pesëdhjetë institucione ndërkombëtare që punojnë në fushën e fetvave, avokimi dhe përtëritja e ligjërimit fetar dhe ky bllok pati ndikimin më të madh në botë në luftën kundër këtij mendimi terrorist brenda institucioneve fetare ndërkombëtare. Ato grupe u infiltruan dhe transmetuan përmes platformave të tyre gënjeshtra dhe mashtrime të asaj që po ndodh në boten myslimane, ku depërtimi dhe izolimi i prirjes terroriste u kundërshtua plotësisht dhe delegacionet u mblodhën pranë Sekretariatit Botëror  mbi 4 vjet dhe u ngritën të gjitha çështjet, Roli i institucioneve globale terroriste siç është Unioni Botëror i Vëllazërisë, i cili është shembur në shkëmbin e përpjekjeve të Sekretariatit te fetfave dhe mbledhjes së studiuesve nën flamurin e tij, është zhdukur dhe zhdukur përgjithmonë.

Sekretariati i  Fetfave miratoi gjithashtu metoda moderne shkencore, propozoi fushën e Internetit, hapi faqet ne Media Sociale dhe diversitetin e saj. Ata menduan se kjo zonë e Medias Sociale ishte arma e tyre, e cila është unike dhe transmetohet dhe përmes së cilës gënjenin dhe sulmonin faqet e Sekretariatit, por Sekretariati Botëror i Fetfave sqaroi gjerat – përmes publikimeve dhe filmave – se grupet terroriste veprojnë kundër fesë dhe atdheut të tyre dhe kjo përfaqësonte një goditje serioze dhe një tronditje të fuqishme të madhe për ekstremistët që duan të neutralizojnë institucionet fetare zyrtare në këtë konflikt.

Ky hap inkurajoi shumë institucione të tjera për një veprim të tillë, e cila rrit fuqinë e kundërshtimit dhe ndikimit te saj, Sekretariati Botëror i Fetfave ka nxjerrë shumë vepra serioze shkencore që shkatërrojnë kategoritë dhe idetë e këtij mendimi ekstremist dhe ka botuar enciklopedinë e tij shkencore (Udhëzim i myslimanit në hedhjen poshtë te ideve ekstremiste), një enciklopedi e specializuar e botuar në dy vëllime, aty diskutohen idetë më të rëndësishme të grupeve ekstremiste – veçanërisht ato të Sayyid Kutb, të cilat janë botuar në librat e tij, tipare dhe hije të tilla si padituria e shoqërisë, qeverisja, tekfiri,  khilafeti, qytetaria, besnikëria dhe pafajësia, te gjitha këto kane infektuar mendjen e rinis. Al-Amanah është një revistë në internet që diskuton shumë çështje të rëndësishme dhe është pranuar gjerësisht përmes faqeve të mediave sociale.

Sekretariati Botëror i Fetfave është një koshere që nuk ndalon së punuari për asnjë moment gjatë gjithë vitit. Ka programe trajnimesh dhe rehabilitimi të vazhdueshme që ndihmojnë imamët e botës të përballen me idetë e dhunës dhe ekstremizmit, dhe ekziston një Indeks Global i Fetfas që monitoron çdo ore çfarë po ndodh në të gjitha mediat globale të debateve, dialogëve dhe pyetjeve fetare. Monitorimi ndihmon të dimë se çfarë po ndodh në mendjen e njerëzve dhe opinionit publik botëror për të ndërmarrë hapa të duhur shkencorë për t’iu përgjigjur këtyre tendencave.

Sekretariati i Përgjithshëm Botëror i Fetfas e njeh nevojën për të bërë më shumë përpjekje në këtë drejtim dhe është plotësisht i vetëdijshëm se beteja e fatit nuk ka pushuar për asnjë moment të vetëm dhe pranon se nëse për një moment nëse institucionet e iluminizmit ndalen se punuari ne këtë drejtim  do të thotë më shumë gjakderdhje nga njerëz të pafajshëm, polici dhe ushtri ndërsa ai duhet te vazhdon nga puna e saj bazuar në detyrën kombëtare, fetare, morale, vlerave dhe nga vizioni dhe idetë e Presidentit duke premtuar pikënisje të guximshme drejt marshimit të xhihadit për të zgjuar vetëdijen e myslimanëve dhe për ta shpëtuar atë nga planet e shkatërrimi dhe sabotimit intelektual që synohet, dhe shpresojmë që çdo marshim të ketë një udhëheqës besnik kombëtar që punon për të zgjuar vetëdijen dhe çlirimin e  mendjeve sepse kjo dërgon në fitore, me vullnetin e Zotit.

Autor: Dr. Ibrahim Nexhm

Këshilltar i Myftiut te Madh te Egjiptit dhe Drejtor i Sekretariatit Botëror te Fetfave.

Përktheu: Zuhdi  Hajzeri

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 4 =