Për të kërkuar mëshirë nga dikush, duhet të jesh vet i mëshirshëm

T’ju shpjegojmë njerëzve atë që ka kërkuar Zoti nëpërmjet Kuranit dhe t’u shpjegojmë atyre praktikimin e Kuranit nga vet Muhamedi a.s.A nuk e shohim thirrjen e Kuranit për besim në Një Zot të Vetëm, në respekt ndaj prindërve, kujdes ndaj farefisit, ndaj bonjakëve, të gjorëve, të sëmurve, ndaj fëmijëve, ndaj njerëzve e ndaj shoqërisë në përgjithësi. Pa të shohim se si ishte Muhamedi a.s në praktikimin e këtyre kërkesave Kuranore.Të shohim se si ai ishte i mëshirshëm dhe kërkonte mëshirë, falje e dashuri midis njerëzve. Ai nuk ofendonte, nuk nxiste urrejtje, nuk mallkonte dhe nuk ndërhynte në personalitetin dhe bindjen e njeriut në besim dhe jetë.A e shohim se si Kurani ka formësuar qartë e bukur thirrjen për paqe, mëshirë e dhembshuri midis njerëzve. Kurse Muhamedi a.s. ishte vet praktika e Kuranit.Islami nuk ngarkon e nuk rëndon, por kërkon sinqeritet, besnikëri dhe drejtësi, e i tillë ishte Muhamedi a.s.Përse nuk shpjegohet sot ajo që e kërkon Zoti në Kuran, por shpjegohen tregime boshe të njerëzve që veshin uniformë fetare islame dhe thirren si fjala e tyre është Islam, por në realitet nuk përkon aspak me Kuranin.Kur flitet për Zotin, mjafton Fjala e Tij e shprehur në Kuran dhe praktika profetike e Muhamedit, të dërguarit të Zotit.Ne nuk mund të pranojmë që Zoti i Cili ka lavdëruar njeriun si krijesë madhështore, të kërkoj nga njeriu të godasë dhe cenoj jetën e kësaj krijese. Ai, i Madhërishmi nuk lejon që njeriu t’i marrë jetën njeriut, t’i cenoj drejtën e mendimit e besimit, t’i prek nderin e pasurinë e njeriut. Praktikimi i Kuranit nga vet i dërguari është dëshmi e gjallë se ai ishte vet Kuran që lëvizë.E shihni se si Muhamedi a.s asnjëherë nuk thoshte “UNË” apo familja ime por ai thoshte Zoti në Kuran më zbriti këtë dhe unë jam kumtues dhe njoftues i juaji.Islami është feja e Musaut, Isaut dhe Muhamedit a.s si dhe e gjithë të dërguarve tjerë. Ndaj, gjithë ata kërkonin mëshirë, dhembshuri e dashuri për njerëzit e midis njerëzve.Krimet që bëjnë organizatat terroriste dhe ekstremiste, si vrasjet shkeljet e drejtave të fëmijëve e grave, lufta sektare e këtyre grupimeve po cenon botën, sigurinë, paqen dhe misionin e gjithë të dërguarve të Zotit. E përse ne të heshtim përballë tyre, kur ne mund të themi parimet e sipërpërmendura të Islamit për diversitet e tolerancë dhe dashuri midis njerëzve.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

94 − = 91