Për çfarë Islami po na flasin? Qafir, i pa fe, me vra, i prishur etj,,,

Ne flasim për projektin sheriatik. Qe 50 vite ne kemi filluar të flasim për zbatimin e ligjit të Zotit – sheriatit  si;  dënime fizike me goditje shkopi, vrasja me gurë, prerja e duarve, prerja e kokës !! Në këtë mënyrë vëllezër të nderuar, ne e keni shndërruar fenë  tonë në objekt  tallje  humori, si diçka  të pa vlerë. Turp !  Pse, sepse, ne  ende nuk jemi vetëdijshëm se në gjithë Kuranin numri i ajeteve të cilat flasin për rregulla sheriatike nuk kalon më shumë se 200 ajete, nga  6236 sa janë gjithsejtë në Kuran. Pra,  të gjitha ajetet të cilat flasin për haxhin, umren, luftën në rrugën e Zotit, agjërimin, shkurorëzimin dhe  rregullimin e gjendjes civile, të gjitha këto  nuk janë më  shumë se 200 ajete. E kjo jep për të kuptuar, se esenca e fesë islame nuk është legjislacioni sheriatik, por është edukata, morali, shpirtërorja, lidhja me Zotin, këndvështrimi i thellë  njerëzor dhe human  ndaj Zotit, e jo ai sipërfaqësor, pra  kjo është feja, dhe  jo kjo çfarë sot na paraqitet të nderuar vëllezër. Sot gjithçka çfarë na paraqitet si fe është fikh –halali dhe  harami.  Dijetar i Islamit sipas përceptimit të sotëm është ai që është dijetar i fikhut. Me fjalë të tjera,  fe e njerëzve sot është fikhu – e drejta sheriatike. Ndërsa nëse dikush në minber na  fletë   për kozmosin, për çështje filozofike, racionale,  i thonë se ai nuk po fletë për fe, edhe pse  në fakt  dhe në realitet kjo është esenca e fesë. Sipas tyre; vrasja, derdhja e gjakut mes njerëzve është më e rëndësishëm sesa pjesa tjetër e  ajeteve të cilat janë me mira më shumë se ato të dispozitave.Ajetet e kisasit – ekzekutimit, texhlidit- ndëshkimit me shkop e me gurë,  ato që flasin për luftëtarë si dhe dënimit në përgjithësi  janë gjithsejtë 9 ajete prej 200 atyre  të përgjithshme që flasin për 4 dispozita sheriatike të lartpërmendura. E pra ky nuk është sheriati, ky nuk është zbatimi i sheriatit siç po pretendohet. Sipas Islamit, së pari duhet të sigurohen të drejtat e njeriut dhe për to të flitet para se të flasim për dënimin me shkop si dhe  për dispozitat tjera, pra para së gjithash,  njerëzve duhet t`u sigurohen të drejtat e tyre,  e jo të flitet për dënimet dhe ekzekutimet para se të sigurohen të  drejtat  e tyre njerëzore. Çdo njeri i cili fletë për ndonjë projekt, i cili nxit dhe rrit anën shpirtërore apo ndonjë projekt  tjetër,  dhe jo për një projekt i cili i siguron shoqërisë së tij mirëqenie sociale, wshtw i pa pranueshëm , sepse njeriu nuk mund t`i drejtohet Zotit duke menduar 24 orë se si të gjej rrugën  për të siguruar kafshatën e bukës për veten dhe fëmijët e tij. Ndryshe, një projekt i tillë do të ishte projekt i dexhallit !!  Edhe Ibrahimi a.s., babai i monoteizmit   është lutur që populli i tij të jetë i furnizuar më të mira ushqyese si formë e vetme  për t`i drejtuar qetë zemrat e tyre drejtë Zotit. Nuk ka botë tjetër, ai që nuk ka jetë të kësaj bote. Unë së pari  dua të shoh projekt ekonomik para se  dikush të më ofroj projekt të  Islamit. Pra,  neve parasëgjithash ma duhet një projekt i cili e lufton papunësinë në rend të parë, shlyen borxhet, e ngrit standardin e jetës, siguron dhe mbulon nevojat qoftë edhe më të vogla të shoqërisë. A keni studim të qartë për këtë, apo vetëm flisni në ajër  në emër të Islamit. Të thuhet thjeshtë se Islami është zgjidhje nuk mjafton, çfarë dhe si është zgjidhje?! Shihni çfarë po ndodhë në Egjipt , sa e sa grupe selefiste me drejtime të shumta,  të cilat të gjitha thonë se kanë mbështetjen e tyre të saktë burimore. Selefitë në njërën anë e vëllazëria islame në anën tjetër. Që të  gjithë flasin në emër të Islamit!!. Në emër të të cilit Islam ?! Pse njerëzit kanë dhe mund të kenë  mendime të kundërta kjo është në rregull, por jo të sakrifikohen e të mbyten mes vete e ta quajnë njëri tjetrin pabesimtar e qafir !. Disa thonë po, ne kemi projekt Islam të rritjes së vetëdijes morale dhe të orientimit të drejtë ,  në mënyrë që qytetari të jetë i sigurt dhe i sinqertë, që të mos gënjej,mos të mashtroj, mos të vjedh, mos të bëjë krime  etj. Atij i themi; ti,  pa  rregullim dhe zhvillimi ekonomik, pa rregullim të jetës së qytetarëve  je vetëm një  dexhall! Betohem në Zotin se nuk ka gjë më të keqe sesa veprimet të cilat njerëzit i bëjnë të varfër. Kuran thotë “ Le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie i cili ( njerëzve) ua ka larguar urinë dhe i ka siguruar nga frika” Nëse nuk ka ushqim dhe siguri nuk ka as ibadet !!! Për këtë arsye, shtyrja dhe nxitja e ymetit në të tilla teori,  e shtrembërojnë   dhe e  shkatërrojnë ekonominë dhe  sigurinë dhe  kjo është e vërtetuar dhe e mbështetur  me tekst kuranor. Nxjerrja e njerëzve nga besimi përmes akuzave të ndryshme ndaj njëri tjetrit. Cfarë feje o vëlla. Më jep kafshatën e  bukës, sigurinë time, birit tim dhe të nipave të mi, e pastaj më fol për  fenë… I varfëri është në gjendje të gënjej  për të plotësuar nevojat e tij… sepse   është i detyruar………………/ Adnan Ibrahimi

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

40 − = 36