Për çfarë angazhohet portali FOLTASH

 Fushës së informimit tash e disa vite i është shtuar edhe portali FOLTASH. Ky portal është hapur duke parë nevojën që ka patur vendi për një medium profesional dhe informim të saktë, të drejtë dhe të paanshëm dhe duke qenë sa më afër qytetarëve dhe popullit shqiptar kudo që janë. Redaksia e këtij mediumi përbëhet nga një grup i intelektualëve, studiuesëve dhe publicistëve, të cilët janë profesionist të fushave të ndryshme. Autorët e shkrimeve, editorialeve dhe kolumneve janë profesionist nga fusha e shkencës, teologjisë, gjuhës dhe filozofisë. Redaksia dhe bashkëpunëtorët tanë mundohen që në vazhdimësi të trajtojnë tema që i preokupojnë qytetarët, duke qenë gjithnjë në rrjedha të aktualitetit. Shkaku i përhapjes së hutisë tek populli me doktrina dhe ideologji të ndryshme devijuese anti-kombëtare dhe anti-fetare, na ka shtyrë që të ndërmarrim hapa konkret për të informuar qytetarët tanë në mënyrë të drejt dhe korrekte.

Për ne ka qenë shqetësues fakti i depërtimit të rrymave radikale dhe ekstreme në Kosovë, ku si pasojë e kësaj shoqëria kosovare u trondit nga shkuarja e mëse 400 personave në Siri dhe Irak, për t’iu bashkangjitur organizatës ISIS, e shpallur kjo ndërkombëtarisht si organizatë terroriste. Andaj duke parë pasojat e tmerrshme që solli dhe vazhdon të sjell radikalizmi dhe ekstremizmi në Kosovë, kemi marrë iniciativën për vetëdijësimin e qytetarëve rreth këtyre pasojave, që shumë kujt i kushtuan me jetë. Pavarësisht se iniciativa jonë dhe ne si redaksi u shpesh herë u etiketuam, u ofenduam dhe u kërcënuam nga ata që nuk ia duan të mirën vendit dhe kombit tonë, populli në përgjithësi mirëpritën hapjen e mediumit tonë dhe me interesim të madh ndiqet nga lexuesit tanë të rregullt, kurse ndjekësit e portalit çdo ditë sa vijnë e shtohen. Njëherit aktivtetet e mediumit tonë nuk kanë qenë të kufizuar vetëm në aspektin virtual.

Portali FOLTASH ka orgainizuar vazhdimisht edhe aktivitete në terren, duke qenë pranë qytetarëve. Përmes iniciativave vetëdijsuese kemi shpërnda material që ka informuar dhe paralajmëruar rreth rrezikut të radikalizmit dhe ekstremizmit dhe si të mbrohemi nga ai. Disa herë kemi organizuar tryeza diskutimi, ku në bashkëpunim me shoqërinë civile, kemi diskutuar mbi parandalimin dhe trajtimin e radikalizmit dhe ekstremizmit si fenomen që po e kanos shoqërinë tonë. Po ashtu ne si medium jemi munduar që të promovojmë dialogun ndërfetar, duke synuar paqen, harmoninë dhe bashkëpunimin ndërmjet shqiptarëve të tri feve monoteiste dhe duke vënë në pah vlerat tona kombëtare shqiptare. Shqiptarët kanë të përbashkët kombin, atdheun, gjakun, flamurin, gjuhën, kulturën dhe traditën, andaj edhe ne kemi për qëllim bashkimin tonë rreth vlerave tona sublime që i posedojmë si komb. Njëherit duam të theksojmë se asnjë sulm, etiketim, ofendim apo kërcënim, nuk do të na ndal drejt misionit tonë dhe se gjithmonë do të jemi me popullin dhe do të punojmë për të mirën e atdheut tonë të shtrenjtë, të cilin na kanë lënë në amanet dëshmorët dhe rilindasit tanë.

REDAKSIA – FOLTASH

Postime te ngjajshme