Pendimi për të ardhmen apo të kaluarën!

Jeta në të cilën ne jetojmë është e asaj natyre kur njeriu vuhet në situata nga më të ndryshmet.
Njerëzit kanë përkushtimin e tyre dhe dëshirën për të jetuar në mirësjellje dhe mirëkuptim midis njerëzve. Me disa përjashtime kur shoqërinë e qetë njerëzore nganjëherë e trazojnë zëra që nuk e duan rehatinë.
Gjithë njerëzit janë gabimtar, por dëshira dhe synimet janë që gabimet të jenë të shkallës së ulët. E shkalla e ulët është dëmi më i vogël që i bëhet vetes, kurse shkalla e lartë është kur njeriu dëmton tjetrin dhe tjerët, në shumës.
E rëndësishme është që njeriu pas gabimit të veproj si vijon:

  1. Të pranoj fajësinë, është e moralshme
  2. Të mos insistoj në gabim
  3. Të mos e përsëris atë.
  4. Të rrugëtoj drejt së ardhmes
    Është shumë njerëzore dhe e moralshme që njeriu të pendohet dhe të rifilloj jetën për të ardhmen. Zoti i Madhërishëm e do dhe inkurajon vazhdimisht njeriun që të pendohet. Zoti e do atë që pas gabimit pendohet dhe nuk insiston e nuk vazhdon në gabim
    Pendimi i njeriut e gëzon Zotin dhe gëzon individin që synim ka të ardhmen.
    Pra ne duhet të pendohemi. Ne duhet të mos insistojmë në gabim e mëkat, ne duhet të mos e përsërisim gabimin.
    Rrjedhimisht pendimi nuk bëhet për të kaluarën, por pendimi është për të ardhmen.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + 2 =