Pasimi ndaj ISIS-it është pasim ndaj shejtanit

Shteti i ashtuquajtur islam i Irakut dhe Sirisë, me të drejtë u shpall botërisht si organizatë terroriste. Krimet makabre që i bëri kjo organizatë dhe pjestarët e saj, do të mbahen mend për kohë të gjatë. Qindra mijëra të vrarë, miliona të shpërngulur dhe miliarda dëme materiale, është epilogu i terrorit të atyre që po thirren në emër të Zotit dhe se kinse po luftojnë për Të. Çdo vend i cili është prekur nga ideologjia ekstremiste e ISIS-it, ai vend ka përfunduar si mos më keq.

Ideologjia vehabiste, si motor i ISIS-it, ka përçarë besimtarët dhe popujt, ka ndezur konflikte e luftëra, dhe ka rrënuar shtete. Andej nga ka kaluar ISIS dhe ideologjia vehabiste, aty kanë mbetur vetëm gërmadha. Sot ideologjia vehabiste është sinonim i përçarjes, prapambeturisë, vrasjes, frikës e terrorit. Ideologjia vehabiste i dërgoi mëse 400 kosovar drejt Irakut dhe Sirisë.

Duke parë se çfarë dëmesh të mëdha po i sjell shoqërise, ideologjia e ISIS-it, atëherë mund ta krahasojmë me vetë djallin. Djalli i mallkuar synon t’i përçajë njerëzit, t’i devijoj besimtarët dhe të shkaktoj çrregullime në tokë, dhe pikërisht këtë gjë është duke e shkaktuar ideologjia vehabiste e ISIS-it.

Nga kjo konkludojmë se të gjithë ata që pasojnë këtë ideologji, në fakt janë pasues të djallit (shejtanit) të mallkuar. Këta individ kotë i thone vetës mysliman, dhe kotë thirren në emër të Zotit, sepse këta individ vetëm se po e veprojnë atë që nxit djalli, dbe kështu po shndërrohen në argat të djallit. Për këtë themi se ai i cili pason ideologjinë e ISIS-it, ai pason djallin e mallkuar, e ai që pason atë, e ka kundërshtuar Zotin dhe është armiqësuar me Zotin, e ai që e armiqëson Zotin, ai është i dëbuar nga mëshira e Tij. Ky pasim i verbër ideologjik ka bërë që të shkojnë e vriiten me qindra shqiptar që iu bashkuan formacioneve terroriste në lindjen e mesme. Shkaku keqpërdorimit të fesë nga diktati ideologjik, shumë njerëz të indoktrinuar kanë humbur jetën dhe kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve të tjerë të pafajshëm. Individët dhe grupet ideologjike me plane dhe qëllime të errëta gjeo-politike, po cenojnë interesin kombëtar të shqiptarëve dhe po dëmtojnë mirëqenien e popullit tonë. Andaj po e ripërsërimi se pasimi i ideologjisë së ISIS-it është pasim ndaj djallit, është tradhti ndaj familjes dhe tradhti ndaj kombit e vendit.

Postime te ngjajshme