Pasimi i mendimit në kohët që ndryshojnë me shpejtësi

Secili njeri pa dallim bindje, besimi, race, ngjure apo kombi ka një rol të rëndesishëm dhe të caktuar në ketë botë dhe në shoqeri. Secilin prej nesh Zoti e krijoj për një funksion në të mire të njerezimit dhe secili ka përgjegjësi për detyrën dhe përgjegjësinë nga Zoti. Detyrat dhe përgjegjësitë janë nga më të ndryshmet, por kryesoreja e tërë misionit eshtë të bërit mirë ndaj të tjerëve.

Shoqeritë dhe individët që duan të ngelin në mendimin e gatshëm dhe të servuar e të thënë e shkruar më parë, janë të prira për të mbetur në kohë të kaluara dhe assesi progresive e të avancuara në hap me kohën. Besimi në Zotin mbetet i përhershëm si thirrje e si besim. Por rregullinet jetesore, shkencore, ambientale dhe teknologjike, janë procese që lëvizin në vazhdimësi e kjo si rezultat pozitiv i shoqërive që nuk ngelin në mendimin e gatshëm e të trashëguar te kohëve në pa kohë. Kontekstet si ai historik mbesin te tilla e që i takojne historisë, ndersa ai i përgjithshëm siç është besimi, arsimimi, puna e angazhimi mbesin të tilla por, keto fuqizohen derisa fuqizohet edhe mendja, truri dhe bota.

Shoqëritë ndryshojne, ligjet jetesore gjithashtu, shkencat avancijnë dhe shënojnë zhvillim te hovshëm, vëmendja dhe syqelesia e njerëzve ndryshon varësisht vendit e mentalitetit etj e kështu është e pamundur të paramendojmë shoqerinë njerezore të ngurtë në një mendim te thënë e shkruar ne kohë të ndryshme. Thënë me shkurt, mendimet, qëndrimet dhe veprimet e se kaluares jane të përfunduara dhe si të tilla nuk i përshtaten assesi ndryshimeve të thella me hov të vrullshëm ne shekullin e 20-të dhe këtë fillim shekull.

Nuk mund të paramendoj askush sot, se do të kthehet në jetën e kohëve të shkuara që nuk kishte zhvillim e as përparim, ne krahasim me sot dhe nesër..

Bota po ec me hapa gjigant drejt ndryshimit, lehtesimit, shërbimit e ndryshimit. Bazat e besimit mbesin të pa lëkundura, por rregulli, ligji dhe ndryshimet zhvillimore jane te pa ndalshme. E përse të mos garojmë ne hap me botën përparimtare që të kaluarën e quan histori e të tashmen dhe të ardhmen nderton histori më të avancuar në çdo fushë. Kjo assesi nuk bjen ndesh me porositë Hyjnore e profetike.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 2