Pandemia dhe adhurimi individual

Ndoshta edhe është i nevojshëm një pauzë nga të qenurit fetar kolektiv, në shoqëri që bën lutje kolektive.
Pandemia e quajtur covid 19 bëri që shumë gjëra të aplikuara në mënyrë strikte më parë, të na mësoj në një formë të re e të kërkuar dhe esenciale në parim, adhurimin individual.
Ashtu siç është agjërimi adhurim shpirtëror dhe individual mes njeriut dhe Zotit, po ashtu dhe haxhxhi, zeqati janë të asaj natyre.
Kurse dhe namazi është fuqishëm lutje personale dhe lidhje e njeriut me Krijuesin e vet.
Këto adhurime në mësimet Kuranore janë shpirtërore dhe personale. Ndaj lutja gjithherë ishte dhe mbetet personale dhe shpirtërore e individit.
Lutjet kolektive në të shumtën e rasteve kanë prodhuar dyfaqësi dhe këtë e dëshmon praktika ku shoqëritë që thirren fetare kanë skajshmërisht nivel të lartë të shthurjes dhe dukurive negative të dëmshme për shoqërinë.
Lutja individuale në kohë pandemie e sidomos në shtëpi, është një argument shtesë që njeriu vërtetë ka nevojë t’i drejtohet Zotit në vetmi. Efekti dhe fuqia e besimit është më e lartë por edhe respekti i njeriut për Krijuesin është i shëndosh dhe i qëndrueshëm.
Imani apo besimi individual, është esencë dhe përfitim në këtë periudhë të pandemisë globale.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

42 − = 33