Padrejtësia apo i pa drejti

Gjithë anekënd botës ka pasur dhe kishte njerëz që fjalën e parë të shfaqjes së tyre e dëgjojmë; Jam i drejt e kam dëshirë drejtësinë dhe i dua të drejtit. Këto e thënie të ngjashme janë dhe mbeten në sirtarin e fjalës poqëse nuk përcillen me veprimin konkret të individit që shprehet. Padrejtësia apo i padrejti. Në mesin e njerëzve ka ekzistuar i padrejti që ka “shpik” padrejtësinë. Pra, truri nuk është fajtor për gabimin e njeriut, por është njeriu fajtor për gabimin e trurit.


Drejtësia është baza dhe norma elementare për të ardhmen e njerëzimit në dashuri , reskekt dhe të drejta. Këtë e thonë Librat e shenjtë, por edhe vet natyrshmëria e njeriut e ka në shpirt drejtësinë. Padrejtësia poqese shndërrohet në fenomen, paraqet rrezik për të ardhmen dhe cenim të harmonisë. Dukuritë negative në secilën shoqëri ishin dhe janë e duhet të mbesin preokupim i të gjithëve, por ato duhet të luftohen në kohë për t’u parandaluar s ‘shndërruari në fenomen e që me kohë njihet si diçka normale. Zakonisht kohët kalojnë duke diskutuar se si t’i shmangemi të padrejtit e që do duhej të ishte si të mposhtim fenomenin e quajtur padrejtësi. Ky fenomen poqese shtrin rrënjë dhe pranohet në shoqëri atëherë ajo shoqëri kalon në krizë të moralit dhe identitetit.


Padrejtësia ndahet në disa lloje: Padrejtësi ndaj Zotit. Kur ne shohim qartë mirësitë e panumërta të Krijuesit të dhuruara për njerëzit e ne bëhemi mos mirënjohës. Padrejtësia ndaj njeriu. Kur dikush shkel dhe cenon privatësinë, nderin e pasurinë dhe dinjitetin e tjetrit. Padrejtësia ndaj vetes e familjes. Në këtë rast njeriu jeton pa program, pa asnjë synim të qartë dhe i pa definuar aspak e i goditur nga injoranca e xhelozia si dhe mllefi për të gjithë. Në tematikën e këtillë të shënuar mund të konstatojmë që si njerëz kemi detyrë të jemi të drejt e në këtë formë ne e kemi shfaqur drejtësinë në tokë dhe e kemi mposhtur padrejtësinë. Është jashtëzakonisht prioritet parësorë për njeriun që në vend se të luaj rolin e tjetrit ai duhet të luaj rolin e vet. Në vend se të mbajë shënime se kush është i ndëshkuar nga Zoti, të mbajmë shënimet tona për të fituar shpërblimin e Zotit. Pra, para se të flasim për fenomenin e padrejtësisë së individit, e rrugës është të flasim e veprojmë kundër rrezikut të shfaqjes së fenomenit të quajtur padrejtësi. Të drejtojmë vetët tona në mënyrë që të i japim fuqi drejtësisë individuale e më pas edhe kolektive në shoqëri.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

77 − 67 =