Objektiv i xhamisë prodhimi i vlerave e jo i riteve Ijad Sherbegjiu

Se cili nga ne ka mundësi më pa grupet të mëdha të muslimanëve që prezantojnë fjalime dhe ligjëratat në xhami, kjo shihet edhe përmes ekraneve televizive e duke lexuar në libra se si njerëzit e fesë përhapin frikë dhe urrejtje në logjikën e shoqërisë. Këtë e bëjnë në emër të fitores së besimit ndaj jobesimit apo epërsisë së muslimanit ndaj njerëzve të tjerë, (vilajet) mbikëqyrjes që ka muslimani ndaj të tjerëve. Disa herë këtë frikë e përhapin në emër të frikës nga dënimi, vdekja, dënimi i varrit, xhehenemi. Disa herë e bëjnë duke përdorë tema të lidhura me besimin si p.sh: “mrekullia shkencore” “mbështetja” “shpërblimi” “dënimi” të gjitha këto për ta pasur nën kontrolle masën.
Kështu muslimanët mahnitën nga këto fjalë, i transmetojnë ato dhe i këshillojnë të tjerët me to, duke mos dëgjuar qoftë edhe një fjalë të vetme jashtë këtij sensibilizimi në besim, e cila synon përforcimin e dashurisë mes njerëzve, ose ndonjë fjalë që ngjallë aktivitete që u ofrojnë të mira njerëzve që nuk janë nga radhët e muslimanëve, nga ana tjetër habitesh se si marrin guxim këta njerëz të fesë për të thënë se feja jonë (në formën që ka tani) është e vërtet, e drejtë dhe në të ka hajer (të mira) për njerëzit në përgjithësi.
Me që nuk ka kush i kundërshton dhe demanton fjalimet e tyre për arsye që shoqëria është besimtare dhe jeton në klimë të besimit, u epet mundësia njerëzve të fesë që mes pasuesve të vet të mbjellin më të madhe idetë e tyre fetare që ua mpinë mendjen duke përdorë fjalët (ka thënë Allahu dhe ka thënë i dërguari i tij).
Pasuesit e tyre më pas çdo dukuri e sjellje mundohen ta shpjegojnë përmes besimit në të fshehtën (gajb), duke mos i lënë logjikës dhe arsyes fare hapësirë. Dhe për t’i ruajtur përfitimet e tyre qofshin ato materiale apo tjera, vazhdojnë më të madhe mbjelljen e mendimeve se pasimi i dijetarëve është pjesë e besimit. Nga ana tjetër mundohen me i nënvlerësu ata që i kritikojnë nga njerëzit e mençurit, duke i shfaqë ata si kundërshtarë dhe armiq të fesë. Kështu ngritin kamxhikun e dënimit hyjnorë dhe i akuzojnë me ç’thurrje dhe dalje nga feja të gjitha ata që i kritikojnë. Kështu ata e përgatitur masën kundër tyre dhe duke i shndërrojnë besimtarët në forca paramilitare që mezi presin me fye çdo njërin që i kritikon, apo edhe me e mbyt secilin që ngritë kokën mbi prijësit e tyre, me pretekst se kritika ndaj tyre llogaritet kritikë ndaj vet fesë !


Këtu do të mundohem me bë një krahasim mes asaj që po e shoh këtu në institucionet fetare krishtere në Shtetet e Bashkuara ku edhe jetoj. Ai i cili e përcjellë me vëmendje këtë çështje, këtu sheh se si janë shndërruar kishat në këto vende prej pikave të ushtrimit të kontrollit mbi njerëzit në pika të tërheqjes, që nënkupton që kishat nuk mbështetën në metodën e frikësimit për t’i tërhequr njerëzit kah kisha. Ata bëjnë të pa mundurën që ta tërheqin kishën kah njerëzit. Pos aktiviteteve të saja fetare kisha bën edhe manifestime që i përkasin feve dhe popujve të tjerë. Organizon kurse të mësimit që nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë. Organizon aktivitete për fëmijë dhe për të moshuar, aktivitete vullnetare humane, të të drejtave për ta përmes së cilave synon ta mbjellë imazhin e saj tek njerëzit se kisha është institucion që prodhon vlera njerëzore e jo vetëm rite fetare.

Në mungesë të mbështetjes qeveritare për kishën në aspektin financiare por edhe për çdo institucion fetarë, për shkak ligjeve të kushtetutës që ia ndalojnë shtetit të financojnë institucionet fetare, njerëzit e fesë janë të detyruar që të hulumtojnë për burime financiare në vend të kërkimit të parave nga njerëzit për fe. Kjo ndodhë për arsye se shoqëria amerikane është e liruar nga ndikimi i besimit në të fshehtën dhe nuk ka mundësi me ndiku mbi ta përmes metodave primitive të instinktit.
Në Amerikë askush nuk të dhuron para për ta lartësuar fjalën e mesihit (Jezusit)..!! por këtë e bën nëse e sheh që kisha ka bërë ndonjë gjë të dobishme për fëmijët e tij apo për njerëzit në formën praktike.
Ose duke forcuar vlerat njerëzore shoqërore që janë dakord me ligjet e moderuara. Amerikani kur e sheh që kisha bën një aktivitet për pastrimin e shtratit të lumit apo mbjelljen e luleve, nuk heziton aspak me dërgu djalin e tij për të marrë pjesë në këtë aktivitet edhe pse nuk është i krishterë.
Kjo sqaron se pse kishat zotërojnë rrjetin më të madh të organizimit të kurseve në Amerikë për mësimin e gjuhës angleze për emigrantët e porsaardhur. Dhe në këto kurse gjen vajza muslimane të mbuluara, budistë, meksikan të varfër, afrikan të shtypur si dh të tjerë. Të gjithëve u epet ndihmë nga kisha pa i shfrytëzuar nevojat e tyre për të ndikuar në ndryshimin e besimeve që kanë. Përgjatë viteve e dekadave dhe në mungesë të asaj që quhet më i mirë dhe më e shenjët, këtu në shoqërinë e lirë ku çdo gjë diskutohet dhe ku çdo ide e mendim i nënshtrohet vlerave pa pasur frikën e dënimit të shoqërisë apo të ligjit, e gjithë kjo ndikoi tek njerëzit e fesë që të bëjnë një kthesë drastike ndaj qasjes së tyre në sheqeri, nga kontrolli i njerëzve në kënaqjen e tyre dhe pranimin e kërkesave dhe nevojave që kanë. Kjo bëri që kisha perëndimore të jetë më aftë për t’u përshtatur me kohën, dhe ndryshimet e saj. Kështu u bë feja perëndimore në përgjithësi më reformatore dhe më bashkëkohore, duke u transferuar nga jeta e adhurimit në institucione të progresit.
Nëse bëjmë një krahasim mes asaj që u tha dhe mes realitetit të institucioneve tone islame, shohim se këto të fundit ende janë të pa afta për të arritur nivelin progresiv të cilin e kanë arritur kishat perëndimore. Kjo gjendje do të vazhdon kështu përderisa njerëzit do të vazhdojnë të shkojnë në xhami për shkak të obligimit se kjo është obligim kolektiv pa shikuar se çka u ofrohet atyre dhe të ardhmes së tyre.
Dhe përderisa do të rreshtohen të tubuar pas një njeriu të fesë vetëm se ky është njeri i fesë, do të vazhdon kështu, duke pranuar nga ai që tua abstenojë logjikën përderisa ai fole jerm. Përderisa ata pranojnë të jenë pasues të sinqertë të tij çfarëdo që kërkon e thotë, nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi. Kështu do të vazhdon gjendja ynë përderisa ne mendojmë se njeriu i fesë llogaritet ai që dinë përmendësh nga informacionet e fesë dhe e zotëron ligjërimin, asgjë nuk do të ndryshon, dhe kështu do të mbesin vendet e muslimanëve në këtë gjendje qesharake.
Unë personalisht bashkë me familjen time kemi qenë të ftuar për dy vite më radhë për iftar në Ramazan në një nga kishat e Uashingtonit dhe e kam dëgjuar Ezanin dhe leximin e Kuranit në zemër të kishës. I kamë parë se si u rrjdhin lotët atyre që kishin ardhur për tu lutur në kishë kur dëgjonin tregimet e sirianëve. I kam dërguar vajzat e mija për ta mësuar gjuhën aty, po ashtu edhe gruaja ime ka marrë pjesë në disa aktivitete humanitare të kishës dhe as kush nuk na foli për t’u kthyer në fenë krishtere, apo për ta dashur kishën, e as që na ka shkuar mendja për gjëra të tilla por, desha ta bëj një krahasim të kishës nëse kemi parë ndonjë ditë në xhamitë tona ndonjë asistence apo ndihmë për jomuslimanët, apo qoftë ndonjë dua-lutje për ta për të mirë apo heqjen e ndonjë padrejtësie që kanë.

Dhe për të mos qenë të pa drejtë me Islamin, po ashtu edhe për kishën lindore në vendet tona vlen i njëjti përshkrim që ia bëmë më lartë Islamit. Krishterimi i lindjes është i zhytur në racizëm, dhe është e mbushur me rite fetare, dhe ndjek të njëjtën metodë për të ushtruar kontroll mbi grupet besimtare. Kjo vërteton se problemi nuk është vetëm fetar, por është problem shoqëror e kulturor në rend të parë. Ajo ka të bëjë me natyrën e njerëzve në vendin tonë dhe lehtësinë e udhëheqjes së tyre nga theologjia. Përfundimin që mundë ta nxjerr nga ajo që u tha më lartë është: kur feja i ndjekë njerëzit, përparon feja dhe përparojnë njerëzit por, kur njerëzit e ndjekin fenë ngelin mbrapa të dy



Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

24 − 20 =