Nuk shpjegohet feja duke e lidhur NYJE

Në rrethana të jashtëzakonshme që gjendej shoqëria e asaj kohe në Mekke, pas më shumë se 6 shekuj nga shpallja që i erdhi Isaut a.s., i Madhërishmi Zot e zbriti Kuranin si udhërrëfyesin e fundit për njeriun. Udhërrëfyes në shumë sfera të nevojshme për shoqërinë e asaj kohe dhe kohërave që vijnë. Kurani qysh atëherë ishte i qartë dhe i kuptueshëm. Mësimet, rrëfimet dhe udhëzimet ishin të ditura e të cilat i komentonte në raste të paqartësisë i dërguari Muhamed a.s.Sikur të ishte Kurani i paqartë në atë kohë ai do të thellonte krizën morale dhe edukative e njerëzore, por Jo, Kurani ishte i qartë dhe thërriste për paqe, besim, edukim, punë e moral. Thërriste për ruajtje të lidhjeve të gjakut, farefisit, kujdes ndaj prindërve e fëmijëve si dhe angazhim në punë e shoqëri të shëndoshë .Por ja që pas më se 14 shekujve, kriza e mendimit për të kuptuar Islamin është e rëndë. Për një çështje që është shumë e qartë në Kuran dhe nuk ka nevojë për polemizim, ka të atillë që krijojnë shumë kuptime që e bëjnë të lidhur NYJE të kuptuarit e fesë e Kuranit.Nëse ishte i qartë për ata që jetuan para 1400 viteve atëherë përse sot ka shumë paqartësi dhe krizë të thelluar në mendime, supozime, konspiracione etj.Sot në secilën pyetje që e parashtron lexuesi, përgjigja në fillim është e njëjtë dhe e ditur: “ Janë disa mendime” “ Kanë polemizuar dijetarët në këtë çështje”, “Nuk janë dakord disa për këtë mendim” “Disa tjerë janë dakord me disa kushte” etj.Kjo mënyrë e bën krejtësisht Kuranin dhe fenë Islame të paqartë, e që në realitet është më se i qartë secili citat që ekziston në Kuran.Pra kemi të bëjmë me lidhje NYJE të fesë. Ka nevojë për rifreskim të trurit, për edukim të tij dhe avancim. Jo për të mbajtur trurin të ngrirë, sepse misioni i ngrirjes nuk prodhon asnjë efekt pozitiv.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

97 − = 96