Nuk po e mbrojnë Islamin, por doktrinat ideologjike

Pa asnjë dyshim që ky “Islam” që po shpjegohet sot nga qarqet e ideologjive vehabiste dhe lëvizjeve tjera të quajtura Islame, nuk është Islami i vërtetë që zbriti nga Zoti i Madhërishëm.
Ata po shpjegojnë ideologji, medhhebe dhe doktrina e assesi citate të Kuranit apo veprime të pejgamberit a.s. Ideologjia dhe doktrina e tyre bazohet në dhunën, vrasjen e mbytjen a atij që ka besim ndryshe, por edhe nxitjen për vrasje të atyre që kalojnë në një fe tjetër apo mbesin dhe përcaktohen për mosbesim fare. Ideologjia e tyre e llogaritë femrën si krijesë me tru e mendje të mangët, përderisa këtë Kurani nuk e thotë.

Ideologjia e tyre dhe e doktrinës së tyre na flet për një realitet të shkuar e të vdekur, kurse vet Kurani kërkon jetën e realitetit aktual e të kohës. Ideologjia e tyre thirret dhe citon burime njerëzore si referencë hyjnore, Kurani këtë të drejt nuk u ka dhënë askujt. Sepse vet Kurani është shpallja dhe këtë shpallje e solli Zoti. Ideologjia e tyre na thërret të përqendrohemi në gjatësinë e mjekrës dhe shkurtimin e rrobave, kurse Kurani thërret në drejtësi, butësi e tolerance dhe dhembshuri midis njerëzve. Ideologjia dhe doktrina e tyre ka synim të quajturin Khalifat me dëshirën e rrënimit të besimeve tjera dhunshëm, objekteve fetare si kishat e të tjera, kurse Kurani e thotë krejtësisht të kundërtën: Nuk ka dhunë në fe… Ju besimin tuaj unë timin.

Derisa Kurani në dhjetëra citate flet për mendjen, logjikën e mendimin, doktrinat e errëta ideologjike thërrasin për mbylljen e kapitullit të quajtur mendje… etj etj Pra të nderuar, kurdo dhe kudo që jemi dhe gjendemi është momenti të dallojmë dhe të shmangemi nga ata që thirren kinse promovojnë dhe mbrojnë Islamin, kurse në realitet ata promovojnë terrin dhe doktrinën e vdekur.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 4 = 5