Nuk na duhen simbolet e zeza, por na duhen zemrat e bardha..!

Dekada e dytë e këtij shekulli do të mbahet mend për një organizatë e cila e nisi me tërbim dhe mbaroj me turp.Ideologjia e mbjellur ndër vite me fjalime, ligjërime e literaturë të devijuar nga Kurani, filloj të zbatohet në dekadën e dytë të këtij shekulli e që është ideologjia e organizatës terroriste Isis.

Ata shtypën, vodhën dhe shkelën mbi dinjitetin paqësorë të Islamit dhe të njeriut.Liderët e tyre me të kaluar kriminale morën në dorë flamurin e zi që simbolizon të zezën dhe të errtën duke lënë pas vetes mijëra të vdekur nga predikimiet e tyre vrastare.E kaluara individuale e tyre ishte e mbushur me cdo të keqe, dhe për një moment e bën veten të“përkushtuar” ndaj Zotit.Ata shkelën mbi nderin e njeriut, pasurinë, jetën dhe vlerat madhore që ka njerëzimi dhe njerëzoreja.

Bota u ballafaqua me këtë ideologji e cila për fatin e mirë nuk mundi të arrijë synimet e errëta me simbolet e tyre të zeza.Ato simbole duhet t’i takojnë së kaluarës të cilën historia do e shkruaj si tmerri i shekullit.E ardhmja është në duart e atyre që e duan paqen, dashurinë dhe jetën në harmoni dhe qetësi.

E ardhmeja u takon atyre që nuk besojnë në të zezën, por e duan të bardhën, zemrat e bardha e fytyrat e ndritura me dashuri, punë e jetë të ndershme.

#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

98 − = 92