Nuk mund të gjykosh besimin e askujt, është kompetencë e Zotit e jo e njeriut..!

Sa shumë është lodhur truri i njeriut të shëndosh më gjykime të shumta për çështje të besimit dhe mos besimit.Njeriu duhet të kuptoj një të vërtetë pë pa mohueshme; Mos e gjyko askënd në besimin e tij, nuk është e drejt e juaj të gjykoni se kush është besimtarë e kush jo, kush do të shpërblehet e kush jo>Zoti nuk shikon pamjen e jashtme por shikon brendinë dhe veprën, punën.A është besimtar Islam, krishtere, jehudi apo ndonjë bindje tjetër, është e drejt e secilit të përcaktohet.

Nuk është njeriu ai i cili duhet t’i jap vetes drejtën e gjykimit, gjykimin në botën tjetër e bën Krijuesi e jo krijesa.Aq më e vështirë dhe e rrezikshme bëhet çështja kur brenda pjesëtarëve të besimit Islam gjykimi është i lartë se kush është i devotshëm e kush jo, kush beson e kush ka lëkundje.

A thua cili është ai njeri që e di zemrën e tjetrit që të konstatojë me lehtësi lëkundjen apo shembjen e besimit në zemrën e tij.Kurse sa i përket ditës së gjykimit në botën tjetër për të cilën ka folur Kurani, ne po sjellim citatin Kuranor ku qartëson gjithçka:“Është e sigurt se Zoti do të gjykojë në ditën e kijametit midis atyre që ishin besimtarë dhe atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. Zoti Di dhe vështron çdo gjë.”
Haxhxh 17

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 + = 20