Nuk mjafton fraza: ”Pastërtia prej imanit-besimit”

Fjalë apo vepër, ne duhet të përqendrohemi të zgjedhim njërën prej tyre. Koha është që frazat vetëm fjalë e të përsëritura nuk mjaftojnë aspak. Nga fjala në vepër. Pastërtia prej besimi, ndaj ta shohim ambientin e bukur, të pastër dhe të dëshiruar nga çdokush.

Një shoqëri që thirret në fjalë mbi rëndësinë e pastërtisë e në fakt duket krejt ndryshe, është shenjë e hipokrizisë dhe lojës e talljes me fjalë. Rrugët e mbuluara me bërllok, lagjet, shtëpitë, hedhja e mbeturina kudo dhe ngado, janë shenja të krizës së kulturës mbi rolin dhe rëndësinë e pastërtisë.

E shohim se si sot virusi covid-19 na detyron të nxjerrim mësim e mësimi që duhet nxjerrë është vepra praktike për mirëmbajtjen e pastërtisë trupore, fizike dhe ambientale.

Zoti e do të bukurën, pastërtinë dhe robin që është i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për ambientin në shtëpi, lagje e rrugë dhe kudo.

Pastërtia tregon edhe për kulturën dhe edukatën e një shoqërie. Modeli më i bukur që e vërejmë kudo pastërtinë, është kur shohim lule të bukura, parqe dhe kopshte që janë vend i bukur dhe ambient i shëndoshë.

E vërtetë që feja nxit e urdhëron për pastërti, por duhet kuptuar drejt e saktë. Feja nxit për pastërti në vepër e jo në fjalë. Frazat e përsëritura bëhen të neveritshme kur ato nuk i shohim në praktikën e secilit prej nesh.Kurani ka thënë bukur e qartë:” Përse e thoni atë që nuk e punoni…”

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

32 + = 37