Nuk lejohet, Nuk bën dhe Haram

Shquhen arabët dhe pjesa e madhe e besimtarëve Islam anekënd botës të pyetje të shumta dhe krejtësisht të panevojshme në drejtim të krerëve fetar. Qoftë tema mbi ndonjë qëndrim Kuranor e Islam, por edhe pyetje tejet të panevojshme që përgjigje fetare edhe nuk ka. Sidomos pyetjet që ndërlidhen me të drejtën personale dhe shumë intime të njeriut në jetën e vet. Nuk ka edhe shumë rëndësi për llojet e pyetjeve dhe specifikat e tyre, por rëndësi ka që përgjigjeja në çdo pyetje është e çuditshme edhe pse feja nuk ka të bëj me pyetjet e shumë fushave që parashtrohen krerëve apo predikuesve fetar, veçanërisht një grupi prej tyre që e shohin veten zëvendës, zëdhënës apo autorizues nga Zoti për çdo gjë.
Por përgjigjet në çdo pyetje nuk dallojnë aspak njëra nga tjetra. Qytetari apo pyetësi tanimë paraprakisht veçse e ka të ditur përgjigjen “fetare” e “Islame” : NUK LEJOHET, NUK LEJOHET, NUK BËN, NUK BËN, HARAM, HARAM, HARAM…!
Por zgjidhja në këtë çështje është e lehtë ku pyetësi eventual ka dy rrugë para vetes:
1. Të vendos që jetën e vet mos te ndërlidh me përgjigje nga askush
2. Ose të pyes: A ka diçka që mund të lejohet e që bën dhe nuk është haram.

O njerëz, çështjet e juaja personale të botës, familjes tënde dhe organizimit të jetës, janë private e shumë personale dhe nuk të takon të pyetësh askënd. Sa për ilustrim; Përse të shtrosh pyetje në lidhje me fëmiun tënd se çfarë duhet të studioj apo përse të pyetësh mbi dasmën e djalit dhe vajzës tënde. Ti je autonom dhe sovran në jetën dhe familjen tënde. Ndaj, shmanguni pyetjeve dhe diskutimit të privatësisë tënde me tjerët e sidomos në tematikat dhe përgjegjësitë personale e familjare.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 + 6 =