Nuk jetojmë në kohën e profetëve e as të shpalljeve.

O njerëz, koha e shpalljeve dhe të dërguarve të Zotit ka mbaruar.

Sot nuk jemi në kohën e tyre dhe as nuk kthehet më ajo kohë.Por mësimet mbi jetën e tyre dhe këshillat e obligimet që na mësuan mbesin aktuale. E këshillat e tyre ishin; të besohet Një Zot, respekti ndaj prindërve, farefisit, bonjakëve, të afërmve dhe njerëzimit, mbeten të përhershme dhe të pavdekshme.

Asnjë i dërguar nuk na la porosi t’i ndjekim ata se si flinin, si ushqeheshin e çfarë rroba vishnin, por ata na mësuan të jemi të kujdesshëm në raport me njëri tjetrin, edukatën e moralin si dhe vlerat e paqes dhe dashurisë.Ata na mësuan drejtësinë, respektin dhe na treguan se gënjeshtra, shpifja dhe përgojimet e paragjykimet janë mëkate që e shkatërrojnë një shoqëri.

Ndaj secili nga ne duhet të ketë të ditur se kohët po lëvizin dhe ecin me shpejtësi ashtu si dhe vet jeta që po kalon shpejt, por vlerat edukative e morale janë të përgjithshme dhe ato mbesin përjetësisht.

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

31 − 29 =