Nuk është synet të nxjerrësh njerëzit nga feja..!

Predikuesit ekstremist dhe pasuesit e tyre të indoktrinuar nga broçkullat vehabiste, i kanë dhënë të drejtën vetës të përcaktojnë se çfarë është islame, e çfarë jo, dhe se kush është besimtar, e kush i devijuar dhe i dalur nga feja.

Predikuesit fanatik fetar dhe pasuesit e tyre tru-shpëlarë të vetëshpallur dijetar të fesë, duke u thirrur në Kur’an dhe Sunet i legjitimojnë absurditet e tyre të cilat i veprojnë në emër të fesë, por që në fakt janë qasje dhe veprime që shërbejnë për arritjen e qëllimeve të tyre të errëta, e të dëmshme për vendin tonë. Këta individ dhe grupe duke mos lëshuar nga goja Kur’anin dhe Sunetin e Profetit Muhamed, mundohen të shndërrohen në autoritet të vetëm dhe absolut fetar. Të këtillët duan ta monopolizojnë fenë me qëllim që fjala e tyre të jetë ligj për njerëzit. Individët dhe grupet e këtilla i japin vetës të drejt të gjykojnë mbi njerëzit se kush bën e kush jo, kush shkon në parajsë e kush në ferr.

Këta ekstremist nuk ua mësojnë njerëzve fenë dhe devotshmërinë, në fakt ata po i nxjerrin njerëzit nga feja në emër të synetit profetik. Po i nxjerrin të rinjtë nga feja duke ua mësuar se kombi nuk është gjë, se prindi nuk duhet dëgjuar, se lejohet vrasja, plaçkitja e dhunimi, se lejohet mashtrimi dhe pamoralshmëria për hirë të kauzës. Po nxjerrën njerëzit nga feja duke i mashtruar se po i bëjnë fetar të përpiktë.

 Shqiptarët nuk duhet rënë në grackën ekstremiste që shkatërruan vendet islame dhe jetët e miliona të pafajshmëve. Për këtë Foltash punon e vepron  që të ruajmë vendin, që ta ruajmë kombin, , identitetin, interesin kombëtar dhe mirëqenien e popullit shqiptarë.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − = 9