Nuk është në dorën e shpjeguesve të fesë të ndajnë njerëzit për xhenet e xhehenem

Që nga ekzistimi i njerëzve shpjegues të fesë apo njerëz të fesë, e që i kanë dhënë vetes detyrën e mësuesit fetar ka pasur gjëra nga më të ndryshme. Asnjëherë shoqëria me shumicë myslimane nuk ka mund të funksionoj e as të ndërtohet me diçka që quhet “shtet i fetvave”.Mësuesit e fesë nuk e kanë këtë mision e as këtë detyrë që të mbajnë në këmbë shtetin me fetva.Por ajo që vihet në pah kohëve të fundit e sidomos në këto dy dekadat e fundit është fakti që këta apo thënë disa, i kanë dhënë vetes kompetenca shtesë nga ajo që kishin mësuesit normal fetar gjatë disa kohërave të shëndosha.Një nga kompetencat që vetes i kanë dhënë është edhe ndarja e njerëzve si të devotshëm dhe të devijuar si dhe ndarjen e tyre në xhenetli dhe xhehnemli. Kjo është përtej çdo kompetence të tyre, sepse fundja është në Dorën e Zotit dhe Dijen e Tij se kush është i devotshëm e kush jo, kush është xhenetli e kush jo. Pra kanë marrë në dorë kompetenca qesharake që në realitet as për veten e tyre nuk kanë dijeni për ardhmërinë në botën tjetër.Këtë çështje as i Dërguari nuk e kishte në dorë. Ai nuk u përziente në çështjet e njerëzve e as nuk ndërhynte te ata në çështjen e riteve dhe praktikimit të tyre. Ai kumtonte vetëm atë që i shpallej nga Zoti i botëve, dhe nuk epte qëndrime për persona por ai kumtonte mesazhin Hyjnorë.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

81 − 78 =