Nuk ekzistojnë të privilegjuar të Zotit që zgjidhin fatet.

Aq shumë përralla me karakter fetar tregohen nga njerëz jo kompetent, saqë në shumë raste besëtytnitë e shpikura fillohen të besohen si çështje fetare. Pastaj është e pështirë tendenca e personave të sëmurë, që nëpërmjet sehireve dhe magjisë mundohen të dëmtojnë të tjerët. Të sjell aq neveri kur të disa individ mundohen me çdo kusht t’u shkaktojnë dëm vetëm se i xhelozojnë ata. Këto veprime të prapambetura, dashakeqe ndaj viktimave naive, po shfrytëzohen nga të ashtuquajturit hoxhallarë që pretendojnë se nuk ka sëmundje që nuk e shërojnë. Hallexhinjtë e lodhur nga sprovat që i kanë goditur, duan të besojnë se po gjejnë zgjidhje për problemet e tyre. Kështu të ashtuquajturit hoxhallarë po e shfrytëzojnë hallet dhe dëshpërimin e njerëzve, në mënyrë që të përfitojnë materialisht, nga premtimi se do t’ua zgjidhin problemet dhe fatet atyre. Feja keqpërdoret maksimalisht në këto raste, ku individ të papërgjegjshëm shtiren si ndërmjetësues i njerëzve për tek Zoti. Duhet ta kuptojmë se hoxhallarët nuk janë mjek. Për shkaqet shëndetësore duhet vizituar mjeku. Por edhe për nga ana shpirtërore nuk kemi nevojë për ndërmjetësues për tek Zoti, ngaqë nëpërmjet lutjes, secili prej nesh mund të komunikoj me Zotin. Asnjë hoxhë, falltar apo kushdo qoftë nuk i ka në dorë qelësat e lumturisë sonë. Lumturia është në dorën tonë. Të jemi në paqe me Zotin, do të jemi edhe me vetën, por edhe me të tjerët. Mos shpenzoni pas mashtruesëve e oportunistëve e që vetëm shikojnë si të përfitojnë nga fatkeqësitë e njerëzve. Nuk ekzistojnë të privilegjuar të Zotit që zgjidhin fatet. Besëtytnia nuk është fe, e as mashtruesit nuk janë ndërmjetësues për tek Zoti, edhe pse shtiren si të tillë. Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + 5 =