Nuk bëhet fuqia me numra por me mendje.!

Bota në të cilën ne jetojmë është e përbërë dhe strukturuar me një përbërje të ndryshme të njerëzve, burra e gra.Zoti ka pasqyruar lajmin se njerëzit i kemi krijuar nga një mashkull e një femre e më pas janë bërë fise e popuj, për t’u njohur e bashkëpunuar në jetën e kësaj tokë.

Vlera e njeriut nuk është me madhështinë e trupit apo peshën e madhe. Vlera e njeriut dhe fuqia e tij është në dije dhe lexueshmëri.Sa më shumë libra lexon aq më shume ngritët fuqia e njeriut.Shoqëria jonë sot ka nevojë për fuqi të dijes, urtësisë, sinqeritetit, shkencës, punës, përkushtimit, mëshirës, mençurisë dhe tolerancës e diversitetit.Popujt janë zhvilluar dhe kanë ecur para në këto fusha vetëm falë angazhimit, mendjes dhe vetëdijes për një jetë më të mirë. Për zhvillim e mjekësi të përparuar, arsimim, art, sport dhe kulturë.

Kurse popujt që kanë ngecur, shkaktarë të kësaj janë neglizhenca, moskuptimi i jetës në këtë tokë, mos kujdesi në arsim, shkencë e dituri.Nuk mund të ecet tutje me idetë e shkuara të njerëzve që jetuan në kohët e largëta. Idetë e vjetruara që mundohen t’i mbështjellin me mbështjellës të ri nuk mund të gjejnë vend në shoqëritë e zhvilluara dhe tjerat në zhvillim që janë të përkushtuara në kohë dhe hapësirë.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 3 =