Njohja e Islamit sipas asaj që ka ardhur në librin: “UDHËZUESI I LEXIMIT BASHKËKOHOR PËR KURANIN”

Islami është besimi në ekzistencën e Allahut dhe në botën tjetër bashkë me përformencën e punëve të mira, nisur nga fjala e të Lartëmadhërishmit: “Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët, sabejët (kishin lëshuar fenë e adhuronin engjëjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) Allahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen”.(el-Bekare: 62).


Pra, besimi në Zotin do të thotë me pranue njësimin e Tij- që Zoti është një, dhe të besuarit në shpalljet e pejgamberëve secilit në kohën e tij. Ka prej atyre që i kanë besuar pejgamberisë së Nuhit, ose të Ibrahimit apo të Jakupit, siç njofton Kurani famëlartë: “A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: “Çka do të adhuroni pas meje”?
Ata thanë: “Do ta adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar”! (el-Bekare: 133), ka prej tyre që i besuan Musait si pejgamber: “Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: “Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!” (Junus: 90), ka prej tyre që e besuan për pejgamber Isën: “E kur e kuptoi Isa vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: “Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të Allahut”? Havarijjunët thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të fesë së Allahut, ne i besuam Allahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)”! (ali-Imran: 52), siç ka edhe prej atyre që i besuan Muhamedit a.s. për pejgamber: “Thuaj: “Mua më shpallet se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?” (el-Enbija: 108).

Pra, që të gjithë këta besojnë në Zotin dhe në botën tjetër, dhe Kurani famëlartë i ka quajtur “musliman” edhe pse ndryshojnë për nga popullata, koha, e vendin kur iu erdhi pejgamberi secilit prej tyre. Për këtë, dëshmia “ se nuk Zot tjetër pos Allahut” është bileta e hyrjes në fenë Islame çfarëdo çoftë përkatësia e njeriut. Islami ngritët mbi veprën e mirë pas besimit në Zot dhe në botën tjetër. Allahu besimin në Të, e ka bërë gjë të natyrshme që nuk mundet të verifikohet me shkencë e as të asgjësohet. Për këtë arsye, besimi është përzgjedhje dhe bindje në të cilat është i barabartë si Ajnshtajni ashtu edhe shitësi i domateve. Në të shfaqet drejtësia e Zotit të botëve, ngase muslimani duhet të ketë një grimcë të dyshimit në ekzistencën e Zotit ashtu sikur duhet të ketë ateisti një grimcë të dyshimit në ateizëm, sepse ky dyshim është shtytja kryesore mbrapa përparimit dhe zhvillimit të njohurive njerëzore në përgjithësi. Parimin e dyshimit e ka vendosur Ibrahimi a.s.
Ndërsa puna e mirë bazohet në vlerat njerëzore, në top të saj janë dhjetë porositë e përmendura në suren-kaptinën “el-En’am” të cilat iu nënshtruan kësaj përmbledhje në çdo shpallje. Siç ngrihet Islami mbi legjislacionin që iu nënshtruar përparimit e zhvillimit deri sa përfundojë në legjislacionin e pastër të ndryshuar (brenda kufive) dhe mbi rite fetare që iu nënshtruan divergjencave.
Përgaditi Dr. Lulzim Esati

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

87 + = 92