Njeriu i parë dhe ndarja e tij në popuj dhe fise.

Ishte dëshirë dhe vullnet i Zotit të madhërishëm që të sjellë në tokë një krijesë me intelekt dhe mendje, si një krijesë që do të ndërtoj raporte dhe marrëdhënie me të gjithë. Ishte vullnet i Zotit krijimi i njeriut i ndarë në fise, kombe, me ngjyrë të ndryshme e gjuhë të shumta, e të cilat dëshmojnë dhe argumentojnë madhështinë e Krijuesit.

Përveç kësaj, Madhëria e Tij manifestohet duke e konsideruar të gjithë njerëzimin të njëjtë e të barabartë para Zotit.Gjithësia ka një Zot, një Krijues, në fuqinë e të cilit dhe në dijen e Tij është e kaluara, e tashmja, dhe e ardhmja. Citati kur’anor në kaptinën Huxhurat definon qartë dhe nuk lë hapësirë për dy kuptimsi të vullnetit të Zotit për njeriun, e që definon bukur se Ai i veçon të mirët e të diturit:

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Zoti më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur, e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”

Rrjedhimisht shihet që Zoti nuk specifikon dikë mbi tjetrin, por të gjithëve u drejtohet:“O ju njerëz…”Ne ju kemi krijuar në fise dhe kombe për të u njohur mes vete e jo për tu ndarë e tu përqarë, por për tu lehtësuar afrimin e njërit me tjetrin e këtu shohim se Kurani të gjithë njerëzit nga gjeneza janë vëllezër.“…që të njiheni.” “Për tu bashkuar e afruar e jo për të mbizotëruar ndaj njëri tjetrit sepse askush nuk mund të thirret se është më i mirë se tjetri për shkak të gjenezës, kur dihet se në gjenezë njerëzimi janë vëllezër.Kombet ose popujt janë emërtim i përgjithshëm që rreth këtij termi bashkohen fise, rajone, gjuhë etj..”

Këtu shihet se është vullnet i Zotit ekzistimi i popujve apo kombeve të ndryshme. Të gjithë kanë të drejtën që të krijojnë dhe t’i njohin vetes një komb të caktuar me gjuhë të njëjtë, traditë e zakone, si dhe mentalitet. Llojllojshmëria e kombeve e begaton dhe e prosperon jo vetëm një komb, por shoqërinë njerëzore mbarë, ku të gjithë në fund bashkohen rreth të mirës, nderit, moralit dhe devotshmërisë. Citati Kuranor: “Më i ndershmi ndër ju…”Vlerat e ndershmëria janë elemente që favorizojnë njërin mbi tjetrin, e jo prejardhja, sepse të gjithë janë nga një baba dhe një nënë – Ademi dhe Hava. Edhe pse ky punim ka të bëjë mbi njeriun në Kur’an apo sipas Kur’anit, kemi edhe praktikën profetike që dëshmon dhe argumenton se Muhamedi a.s. kur e çliroi Mekën, ju tha:

“Ai që do të jetë më i miri i njerëzve le të ruhet nga të këqijat..”

E shembuj të tjerë e të shumtë në jetën e tij të ndritur alejhi selam! Ne mund të konkludojm nga mësimet e Kuranit se:

1. Zoti i Madhërishëm na drejtohet me thirrjen: “O ju njerëz…”. Kjo dëshmon se Krijuesi ynë nuk favorizon asnjërin ndaj tjetrit.

2. Ai i do ata të cilët ruhen nga të këqijat dhe nuk e dëmtojnë askënd.

3. Zoti i Madhërishëm me vullnetin e Tij ka bërë njerëzimin në fise e kombe.

4. Është thirrje e Zotit që njerëzit të njihen me njëri-tjetrin, të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë bashkërisht mirësinë dhe mbarësinë në tokë.

#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

73 + = 77