
Në Mekë, Muhammedi a.s. ishte persekutuar rëndë.
Kur u kthye në vendlindjen e tij, megjithëse kishte forcën dhe pushtetin, ai nuk terrorizoi dhe nuk i vrau kundërshtarët e tij, edhe pse e kishte pushtetin që ta bënte një gjë të tillë.
Ai vendosi t’i falte të gjithë ata që e kishin luftuar kundër tij gjatë periudhës së hershme të Islamit në Mekë.
Kështu që është e qartë se një terrorist nuk është as musliman, e as që ndjek mësimet islame, kurse vrasja e njerëzve nuk është një veprim i shenjtë për përhapjen e besimit, e as si mjet për ngritjen e Islamit apo zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.