Një karrocë bosh bën më shumë zhurmë.

Dyzet vitet e para të jetës na e japë ne tekstin; tridhjetë vitet e mëvonshme na furnizojnë komentin dhe meditimin e këtij teksti. Kështu do e fillonte shkrimin e tij intelektuali që synon të di rrugën në të cilën është nisur.Njeriu lind e jeton, mëson e dëgjon si dhe të atillë që më pak dëgjojnë e lexojnë. Por ne duam të tërheqim vëmendjen e secilit që i është qasur vetëm dëgjimit. Poqese një njeri tërë jetën e kalon vetëm duke dëgjuar atë që i tregohet nga teksti, dhe nuk i qaset vështrimit e meditimit si dhe leximit, atëherë tërë jeta e tij do të kaloj pa asnjë efekt.Kështu edhe në ligjërimet fetare. Ne duam që të kemi para njerëzve predikues që sjellin tekstin, e komentojnë atë konformë rregullave strikte e më pas t’u ofrohet opinionit. Opinioni apo ai që dëgjon, ka për detyrë që gjatë dëgjimit të hesht, kurse tekstin duhet ta kuptoj ashtu si e mendon se është më drejt. Jo, nuk merret mendimi i gatshëm. Tërë jeta nuk mund të kaloj duke predikuar dhe duke dëgjuar vetëm tekstin. Tekstin e shenjtë e besojmë, Librat e shpallura gjithashtu e në theks të veçantë Kuranin, por kur e hapim atë, atëherë duhet vëmendje dhe meditim si dhe tru që thellohet në të kuptuar. Askush nuk ka autorizim e të drejt të mendoj për tjetrin, apo t’u thotë tjerëve unë mendoj për ju. Ligjëruesi fetar ka detyrë që të hap mendjet e njerëzve e jo t’ mbyll ato. Ai duhet t’u jap njerëzve mendimin Kuranor për vëmendje, meditim, vështrim e logjikë.Njeriu ka edhe gjasa që një pjesë të jetës së tij të dëgjoj transmetim të tekstit, por dikur duhet që të thellohet në të kuptuarit e tij, të asaj që e ka dëgjuar ndër vite.#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

93 − = 92