Nga pejgamberi e morën mjekrën dhe shkurtimin e rrobave, ndërsa e harruan drejtësinë dhe butësinë e tij

Besimtarët musliman është koha e momenti që të bëjnë ndarjen midis Muhamedit a.s që specifikohet në Kuran dhe gojëdhënave të transmetuara. Përderisa në Kuran e gjejmë që Zoti e lartëson duke e përzgjedhur për shpallje, për moral të lartë, drejtësi, tolerancë, butësi dhe urtësi, në gojëdhënat e shkruara shumë kohë pas vdekjes së tij, e shohim një njeri krejt tjetër nga ajo që e përshkruan Kurani. Ai ishte i shkëlqyer, me sjellje të buta, urtësi dhe burrëri, jo ashpërsi, vrazhdësi e dhunë. I pastër, i bukur dhe i dhembshëm. Ai thërriste në vlera dhe respekt ndaj secilit njeri. Ai kultivonte frymën e dashurisë, paqes, drejtësisë. Drejtësia pa dallim besimi, ai shfaqte të drejtën qoftë edhe nëse ajo ishte në favorin e jo muslimanit. Kështu i frymëzuar nga Kurani, nga i Madhërishmi Zot. S’ka asnjë mundësi e as mendësi që mund ta parafytyroj e as ta besoj një të dërguar të dhunshëm dhe dhunues.


Është e ditur dhe e qartë që sot shoqëritë me pjesëtarë të besimit Islam janë në vlugun e debatit të kot e bosh. Të pa dobishëm dhe trazues. Vlugu i debatit sot nga grupimet e errëta që thirren Islame e që nuk janë aspak të tilla, sot diskutojnë mbi privatësinë e tij, si ai flinte, si zgjohej, si martohej dhe si ndërtonte jetën intime me bashkëshortet e tij. Ana tjetër siç edhe thotë dijetari Islam Mustafa Mahmud: Nga pejgamberi e morën mjekrën dhe shkurtimin e rrobave, ndërsa e harruan drejtësinë dhe butësinë e tij… A nuk është kjo e vërtetë sot. A nuk e shohim debatin e kot që zhvillohet mbi mjekrën dhe shkurtimin e rrobave. O si kur të ishte e rëndësishme do e përmendte Kurani. Prioritet i Kuranit është e mbetet toleranca, besimi, urtësia, drejtësia dhe dashuria, e jo pamja e jashtme dhe formalitetet.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 84 = 93