Nga edukimi i agjërimit

Agjërimi ka në vete filozofi të thellë. Allahu i madhëruar në Kuran na ka treguar se me agjërim ishin të obliguara edhe ymetet e tjera.


Fakti që nuk hamë e nuk pimë, dy veprime këto që janë shkaqe gjallërie për jetën njerëzore, dhe as bëjmë marrëdhënie intime, veprim ky që është shkak i riprodhimit-shtimit njerëzor; na e lë mesazhin se ne, kur po mundkemi të bëjmë pa këto, atëherë e kemi shumë më të lehtë të tërhiqemi nga veset, huqet e robërimet shpirtërore e fizike të tjera e të cilat nuk na janë as shkaqe gjallërie e as shkak riprodhimi-shtimi njerëzor. Pastaj, kur na vjen iftari dhe hamë e pimë, trupi na e kërkon pushimin, kurse ne pikërisht atëherë nisemi për xhami që të bëjmë pas sijamit-agjërimit kijamin-faljen e teravive, edhe një herë kështu ia prishim nevojës trupore, duke edukuar shpirtin e trupin, sa pas një kohe na vjen krejt tamam falë këtyre adhurimeve-ibadeteve të projektuara për ne nga Allahu me urtësitë e Tij.

Vërtet pa Ramazanin, edhe njerëzit më fetarë, do të mundeshin nga robërimet e dynjasë dhe s’do të kishin si të çliroheshin nga robërimet e nefsit e të trupit , mbase kjo është e synuara me fjalën e Allahut që e thotë qëllimin e Tij pse na ka obliguar agjërimin e Ramazanit (…që të bëheni të devotshëm).
/Ilmi Rexhepi/

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + 2 =