Nëse nuk je ISIS, mos u shpreh si ISIS

Kanë gojen plot paqe dhe deklarim se ISIS nuk perfaqeson Islamin. Se Islami nuk lejon vrasjen dhe mbytjen e njerezve në emër të Zotit. Islami është paqe dhe muslimanët jemi paqësorë e ISIS nuk është Islami. Është më se e vërtetë që ata nuk janë islami dhe se feja paqësore e zbritur nga Zoti inkurajon paqen, dashurinë dhe diverzitetin në mendime. Mendimet janë të lira për t’u shprehur. Por, për cilin mendim po flasim?Mendimi dhe shprehja për lirinë dhe shenjtërinë e jetës së njerëzve. Për lirinë e bindjeve personale dhe besimit individual. Njerezimi ka drejtën e vet të shprehjes dhe veprimit deri në masën kur nuk cenon besimin, bindjen dhe qendrimin e tjetrit. Në rast se cenohet besimi dhe opinioni ndryshe i tjetrit, atëherë kjo nuk është liri e shprehjes e mendimit.

Ideologjia e ISIS ka mbjellë frikë dhe shqetësim te secili njeri në normalitet mental. Të thuash jam paqësorë dhe të flasësh si ISIS e të veprosh si ata, është hipokrizi me tendencë të fshehjes apo amnistisë nga e keqja. Saherë që është ngritur zëri kundër ideologjisë ekstremiste, para vetes shohim dy fytyra në një pjesë të disa që e kanë emëruar veten zëdhënës të Zotit; e para fytyra e heshtur që synon amnistinë dhe e dyta fytyra e fjalorit të njëjtë me të ISIS-it. Kjo bëhet për disa arsye e nga kryesoret është dëshira e fshehtë për ideologjinë e errët që synon shtypjen e mendimit paqësorë. E shohim se si reagojnë me gjuhën më të ndyrë kundër të mundshme ndaj gjithë atyre që janë kundër fanatizmit injorantë. E themi, kujtdo, që thotë se nuk jam Isis. Nëse nuk je Isis atëherë përse po shprehesh si ata me fjalorin e plotë të tyre?
Frika e mbjellur për një kohë ka kaluar dhe ideologjia e tyre taninë po venitet dhe vdes në hapësirat tona Shqiptare. Mos humbisni kohë se askush nuk është më indiferent ndaj synimeve të errëta e vrastare.

Postime te ngjajshme