Nëse nuk i pëlqen muzika le t’i mbyllë veshët

 Shpesh herë dëgjojmë në insistimin e disave që njerëzve t’ua imponojnë bindjen dhe dëshirën e vet, atyre. Duke përdorur gjitha mjetet e mundshme për të ndikuar në çdo formë në jetën dhe privatësinë e dëshirat e njerëzve. Është vullnet i Krijuesit që të kemi llojllojshmëri të bindjeve, dëshirave dhe pretendimeve individuale. Grupimet ekstremiste që kanë tendencë serioze të përdorin fenë Islame për t’ua imponuar dëshirat dhe synimet e tyre të tjerëve. Njerëzit e dijes dhe mendimit, duhet të jenë të vëmendshëm përballë tentimit për t’ju servuar mendim të gatshëm dhe dëshirën personale të padëshiruar për tjerët. Po e përdorin fenë për t’u imponuar dëshira të caktuara njerëzve.

Zotëria që nuk e pëlqen muzikën është i lirë të mos e dëgjoj, le t’i mbyllë veshët. Nuk i pëlqen stili dhe forma e dasmave, është i lirë të mos marrë pjesë. Nuk i pëlqen tradita dhe zakonet e një populli, nuk është i detyruar të jetë pjesë e manifestimeve të tyre. Le të qëndroj në vetmi. Nuk po i pëlqen të jetë në shkollë apo universitet apo në udhëtim me prezencën edhe të femrave, le të qëndroj në vetmi, të udhëtojë vetëm dhe të mos qëndroj aty ku nuk i pëlqen. E tëra kjo, ai le të veprojë si të dojë, por jo të përpiqet dhe insistojë t’ua imponojë edhe tjerëve dëshirën për jetën e vet në vetmi dhe i tërhequr. Secila ka drejtën të ndërtoj jetën e vet ashtu siç dëshiron, por askujt nuk i takon të ndërhyjë në organizimet e jetës së të tjerëve. Njerëzit janë të lirë, dhe nuk ka autorizim askush nga askush të diktojë jetën e tjetrit.

Postime te ngjajshme