Nëse ndarja është në 73 grupe, atëherë cila është e shpëtuara?

Nuk është esenca apo çështja te ndarja në mendime, grupe apo fraksione, sa është te injoranca për mbizotërim dhe prapambeturi. Është krejtësisht e natyrshme të kemi diverzitet dhe llojllojshmëri të mendimeve e botëkuptimeve midis njerëzve. Llojllojshmëria e mendimeve e bën të begatshme dhe të dobishme shoqërinë, sepse edhe është natyrshmëri, por edhe sjell opinione e rrugë të shumta drejt realitetit aktual e kohorë. Ne mund të ndërtojmë qytete por nuk mund të shembim apo të humbim rrugën.

Beteja për të arritur suksese e dobi midis njerëzve është një garë jashtëzakonisht e dobishme. Të garosh në dije, arsim, shkencë, ambient të bukur e mendim të kthjelltë është mirësi. Asnjëri nuk mund të thotë së ka jetuar kur nuk ka asnjë histori suksesi për të treguar. Të mos lexosh libra, do të thotë të pushosh së menduari. Shoqëria duhet të lexoj e mendoj si dhe të ndërtoj e lehtësoj jetët e njerëzve e jo të ngatërrojë jetën në këtë botë me botën tjetër.
Më e udhës do ishte shumë që të diskutohej e punohej rreth ndërtimit të shoqërive moderne, përparimtare dhe integruese, sesa të polemizohet se kush është më i miri, kush është më afër dhe më pranë Zotit. Apo kush është fitues i botës tjetër.
Debati dhe diskutimi e polemikat e thella rreth asaj se kush është grupi më afër Zotit është i kotë e i dëmshëm për shoqërinë.

Përse?
Sepse Zoti nuk i dha këtë autoritet askujt, por Ai kërkon nga të gjithë, të ndërtojnë suksese e histori të arritur në shërbim të njerëzve. Ai që u shërben njerëzve me dije, aftësi, punë e tjera, i tilli mund të llogaritet i suksesshëm dhe i shpëtuar. Tërë kjo i shtyrë nga besimi në Zotin, Krijues. Shoqëria nuk mund të mbetet pjesë e vajtimeve e debateve rreth asaj se kush dhe ku e ka vendin në botën tjetër. Fraksionet me elemente fetare duan të mbizotërojnë mbi tjerët. Në mesin e 73 grupeve të gjitha janë të shpallur vetvetiu “kandidat” potencial si të afërm e të dashur të Zotit. E të mençurit janë vu në funksion të respektit, punës, angazhimit, dijes e diverzitetit në mendime dobiprurëse.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

62 − = 52