Nëse falsifikohet e tashmja para syve tanë, nuk do të besohet e kaluara..!

Tema në fjalë është e një rëndësie të gjithanshme të kohëve të sotme. Sidomos në aspektin e mendimit fetar dhe për fenë e mbi fenë.Islami ka kontekstin historik dhe atë të përgjithshëm.

Konteksti historik nuk sjell ndonjë dispozitë por sjell mësime e rrëfime mbi të shkuarën. Kurse konteksti i përgjithshëm, siç është besimi në Zotin, adhurimi, edukata, morali dhe dituria e puna janë në hap dhe kërkesë e secilës kohë e rrethanë.Këtu kemi një keqkuptim që komentuesit fetar të krahut ekstrem e mendojnë konceptin historik dhe të përgjithshëm si një.

E në realitet nuk është një. Bazat e sotme në frymën ekstreme i shohin të ndërtuara ashtu si ishte atëherë, në kohët e vjetra para shumë shekujve.Normat fetare bazike mbesin në kontekstin e gjithmonshëm, kurse gjërat sekondare i takojnë të shkuarës e jo të tashmes.

Është e pamundur të ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen me shkollën e mendimit që i takon së shkuarës.Falsifikimi i fesë sot, e bën vështirë të pranueshme të shkuarën.

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

54 − = 49