“Nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë të ndëshkuar e 1 i shpërblyer”

Kush do të jetë i ndëshkuar dhe çka është xhehenemi apo ndëshkimi i Zotit? Është një nga pyetjet më të shpeshta që parashtrohet nga qytetarët që janë pjesëtarë të besimit Islam, jo vetëm në Kosovë por edhe në çdo pjesë ku ka besimtarë që i takojnë Islamit. Pothuajse përgjigjet janë shumë të shpejta e në të shumtën e rasteve edhe të rrepta dhe jo premtuese. Por si ishte dhe si duhet të jetë qasja në këtë përgjigje?! Përgjithësisht Kur’ani Fisnik ofron optimizmin, mëshirën dhe faljen e madhe nga Zoti. Ndoshta edhe shumë pak përmendet ndëshkimi konkret, përjashtimisht bën këtu rastet e mëkateve të mëdha sic janë shtypja, padrejtësia apo edhe marrja dhe cenimi i jetës së njerëzve. Secili besim por edhe vlerat njerëzore dhe natyrshmëria e njeriut është e atillë që feja vetëm sa e shtyn më tej drejt bamirësisë dhe dhembshurisë. Kurani ka përmendur shumë vepër mirët, të cilët përgëzohen me shpërblim të madh nga Zoti edhe në këtë por vecanërisht në botën tjetër. Shpërblimi i Zotit është jashtëzakonisht i madh për të tillët, por edhe ndëshkimi është i dhimbshëm dhe i rëndë për të padrejtit dhe ata që shtypin jetën dhe nderin e njeriut pa dallim besimi, race apo gjuhe. Pra nëse shohim me kujdes mësimet Kur’anore dhe ato profetikee, vërejmë qartazi se aty vëmendja është të mëshira dhe shpërblimi por më pak te ndëshkim. Kurani në dy raste konkrete kërcënon dhe qorton ashpër ata që shkëpusin lidhjet farefisnore dhe të gjakut por edhe ata që shtypin padrejtësisht jetën e njeriut dhe identitetin e tij. Gabimi që bëhet e që shtyn njerëzit të pyesin për ndëshkimin është edhe fakti që predikues të caktuar, duke dashur të joshin drejt ideologjisë së tyre e përdorin citatin e Kuranit si mënyrë kërcënuese për të pasur pas vete ndjekës. Pothuajse në disa raste 999 veta i “përgëzojnë” me ndëshkim, kurse vetëm 1 e urojnë të shpërblyer, gjë që ka ngritur frikën tek besimtarët në një masë të madhe. Por frika nuk do të ekzistonte sikur të kishim një shtresë të lartë të njerëzve që meditojnë dhe kujdesen në vëmendje e asaj që dëgjojnë. Ndaj kësaj, shtresa intelektuale fetare islame në trojet tona duhet që të ngrisin objektivat e veta për të ofruar masës së besimit islam, mënyrën tjetër e të qartë e të ditur se Kurani pak kërcënon dhe atë në pak raste , por shumë uron dhe përgëzon në mëshirën e madhe të Zotit. Logjika ekstremiste e ideologjive vrastar siç është Isis, Nusra, alkaida e disa individë tjerë, është e natyrës përjashtuese. Mendojnë dhe besojnë se kanë në dorën e vet këtë dhe botën tjetër. Shpresa në mëshirën e Zotit është vet shpërblimi dhe e ardhmja e mirë. Zoti ka emrat dhe cilësitë e bukura që nxisin njeriun në punë, mëshirë, dashuri e respekt. Të gjitha këto janë elemente që ndërtojnë të ardhme të qetë dhe premtuese./foltash.com

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 27 = 32