Në kërkim të vërtetës apo të lehtës!

Në kërkim të vërtetës apo të lehtës!

Në kërkim të vërtetës apo të lehtës!E vërteta kudo që gjendet duhet pranuar. Njerëzimi pareshturi është në kërkim të jetesës e në veçanti të së vërtetës.

E vërteta Hyjnore është absolute.E vërteta e ekzistimit të Zotit është e pasqyruar me fakte të njëpasnjëshme, jo vetëm në Librat e shpallura dhe të deleguarit e Zotit, por është argumentuese edhe ekzistimi i gjithësisë.Krijesa të bukura, të shumta e të panumërta, ngado që lëvizim ne vërejmë duke medituar madhështinë e ekzistimit të Një Krijuesi, që është i vërtetë dhe i Vetëm.Zot i gjithësisë, bota ka Një Krijues të Vetëm.

Nuk mund njeriu të ketë dy zota, pa marr parasysh mënyrën e perceptimit të besimit dhe Zotit.Të kërkojmë të vërtetën, është meditimi, logjika dhe truri i shëndoshë që është dhuratë me vlerë të jashtëzakonshme.Truri dhe mendja e njeriut, jo vetëm që është dhuratë por është mundësi për të kuptuar dhe njohur Zotin dhe realitetin e vërtetë të madhështisë së krijimit dhe ekzistimit të njeriut.Pra e vërteta e ekzistimit të Zotit është vet njeriu, sepse njeriu është krijesë e Krijuesit Fuqiplotë.

Të kërkojmë të vërtetën dhe të gjemë atë, do të thotë qe ne kemi gjetur të lehtën.E lehtë është të ndërtosh raporte me Zotin, shpirti të jetë i ndërtuar i atillë që ka në vëmendje e bindje ekzistimin e Zotit.

#foltash

77

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 5 = 1