Ne kemi borgj ta mbrojmë rininë nga devijimet në emër të fesë


Foltash ka ardhur në ekzistencë si nevojë e kohës. Pjesë e këtij mediumi janë shumë studiues atdhedashës që duan ta mbrojnë truallin dhe kombin shqiptarë nga ideologjitë djallëzore, armike të vendit dhe popullit tonë.


Qëllimi i portalit është demaskimi i ideologjive destruktive që kanë platforma dhe qëllime të errëta.
Sa herë që publikohen shkrime që demaskojnë grupet e devijuara dhe ideologjitë ekstremiste që qëllim kanë terrorizimin e njerëzve, simpatizantët trush pelar të vehabizmit dhe ISIS-it fillojnë me sulme, kërcënime e komente fyese ndaj redaksisë dhe stafit të portalit.


Kërcënime me jetë dhe ofendimet me fjalorin më të shthurur, tregojnë më së miri se kush janë këta “fetarë”.
Feja ma mëson të sillemi mirë, të kemi edukatë, durim, humanizëm e modesti.
Ekstremistët nuk i njohin këto cilësi, ngase janë të verbër në zemra dhe në sy.
Ekstremistët nuk e duan vendin dhe kombin, në fakt ata janë cenuesit më të mëdhenj të çështjes kombëtare shqiptare.


Për këtë FOLTASH nuk do të ndal asnjëherë së luftuari ekstremizmin, dhe gjithë ata që në çfarëdo forme duan ta dëmtojnë vendin tonë.
Kërcënime, fyerjet e linçimet nuk na frikësojnë, përkundrazi ne jemi më të fortë se kurrë më parë.
Kurse ekstremistëve u themi se ne asnjëherë nuk do të ndalemi kundër tyre, dhe nuk do të zmbrapsemi nga rruga e ngritjes së kombit dhe ruajtjes së vendit, amanet ky i dëshmorëve tanë.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

62 − = 57