Në dukje rit fetar por jo rit që reflekton etikë..!

Ka dallim mes një personi që kryen ritin e namazit dhe atij që e praktikon ritin. Në shikim të parë fetarizmi duket në rritje dhe numri i atyre që kryejnë ritet fetare Islame është i madh, por në realitet shoqëritë me shumicë myslimanë janë në një krizë të thellë të moralit, etikës dhe përgjegjësisë.Po ashtu ka dallim mes atij që kryen lutjen individuale dhe atij apo atyre që kryejnë ritin kolektiv.

Derisa namazi dhe lutja janë personale dhe lidhje individuale e njeriut me Zotin, në praktikë diçka e tillë duket larg realitetit.Askush nuk e di mendimin e brendinë e tjetrit, por ajo që vihet në pah është gjendja jo e mirë dhe kriza në familje të atyre që kryejnë rite e që në realitet në praktikë nuk po gjanë zbatim në shoqëri.Konfliktet familjare, mungesa e përgjegjësisë dhe vetëkënaqësia me ritin, si dhe jo përparimi i shoqërive me shumicë myslimane, e ven në pah se pjesë dërmuese e njerëzve realisht janë korrekt me ritin, por praktika që mëson baza apo esenca e atyre riteve nuk po duket afër.Esenca e namazit është lidhja dhe madhërimi ne falënderimi ndaj Zotit si dhe reflektimi në praktikë i asaj lidhje që është krijuar nëpërmes namazit dhe lutjes.

E rrezikshme në islam është formaliteti, dyfaqësia dhe jo serioziteti.Ritet fetare duhet mësuar por ato nuk janë të fuqishme nëse nuk mësohet dhe nuk praktikohen në përditshmëri. Përditshmëria e bën personin që lidhjen e tij me Zotin ta bëj dritë në jetë për veten dhe tjerët që janë pranë.Për fat të keq shumë prej njerëzve janë të kënaqur vetëm me ritin brenda mureve të vend faljes, kurse në realitet fetarizmi fillon menjëherë pas faljes-lutjes.

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 3 = 2