Ne besojmë që Zoti është i mëshirshëm

Jo pak raste dëgjojmë fjalime e ligjërata që kërcënojnë në emër të Zotit me ndëshkim e vrazhdësi ndaj njerëzve. E paraqesin madhërinë e Krijuesit si kërcënues, dënues dhe ndëshkues i njeriut duke harruar që mesazhi e thirrja e Zotit është që njerëzit të jetojnë të qetë e të sigurt në vatrat e shtëpitë e tyre. Objektiv i Krijuesit nuk është ndëshkimi i njerëzve. Dëshirë e Zotit dhe thirrje e Tij është që ata të bëjnë mirë, punë e vepra të kënaqshme dhe të mbjellin drejtësinë në zemrat, bindjet e veprat e njerëzve. Njeriu që ka parim moralin e drejtësinë në këtë botë, nuk ka pse frikësohet dhe përkundrazi duhet të jetoj në qetësi dhe i gatshëm edhe për fundin e jetës së tij. Fundi i jetës së njeriut është akt i vullnetit të Zotit që njeriu është kalimtarë në këtë botë, por me vdekjen e njeriut nuk merr fundi emri dhe vlerat e tij të drejtësisë, paqes e moralit. Llogaria para Krijuesit është individuale e jo kolektive. Secili përgjigjet për jetën dhe veprimet e veta e jo për tjetrin. Duke besuar në këtë, besimtari i mirë nuk ndërhyn në jetën e askujt dhe nuk e cenon atë dhe se nuk i imponon veprimet. Drejtësia e Zotit është shfaqur në tokë. Ai ka nderuar lart figurën e njeriut dhe vlerën që ka. Nga dashuria e Zotit për qetësi në tokë, Ai ka kërkuar moralin, kulturën paqen dhe drejtësinë. Bota pa dallim ka nevojë të rëndësishme parimin e drejtësisë e respektin midis njerëzve. Sa e lumtur është një shoqëri dhe në perspektivë që jeton në paqe, dashuri dhe respekt. Aty ku ka këto vlera, pikërisht aty gjendet mëshira e Zotit.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 3 =