Ne besojmë, ata jo, unë po e ti jo, ku shpie kjo?

649-07804068 © Masterfile Royalty-Free Model Release: Yes Property Release: No Mature man running on sand, along coastline

!Është bërë pothuajse një praktikë interesante në shoqërinë njerezore mbi çeshtjën e besimit apo mosbesimit. Kombe të ndryshme akuzojnë kombe tjera të pa besim, por edhe brenda një kombi që me shumicë i përket një besimi e sidomos pjesëtarët e besimit Islam, i japin vetes të drejtën të etiketojnë dhe të akuzojnë e nxjerrin nga feja edhe vet ata që janë deklaruar si besimtarë.

Ideologjitë e errëta që si mbulojë e përdorin fenë Islame, i kanë dhënë vetes të drejt të vetllogariten ai më të mirët dhe se ata janë që e dinë të fshehtën e njerëzve dhe bindjen e tyre të brendshme.

Poqese nuk i takon ideologjive të tyre atëherë me automatizëm të nxjerrin nga besimi, e që në realitet besimi apo mosbesimi në Zotin është vetëm në Dijen e Tij.Konsiderojmë që nuk ekzistojnë shtete të quajtura “Besimtare” dhe “Jobesimtare”. Shtetet nuk cilësohen të këtilla. Ekzistojnë shtete të dështuara dhe shtete të suksesshme.

Shteti nuk është fetva apo qëndrim, por është subjektivitet me institucione dhe infrastrukturë arsimore, shëndetësore, të mjedisit, shkencës dhe rregullimit të rendit në favor të qytetarëve. Shteti pra është ligj dhe liri e jo lutje e rit.Shteti i suksesshëm varet nga shërbimet që u ofron njerëzve e jo mbi matjen e besimit të njerezve.

Pra, shteti ofron shërbime e nuk mbanë statistika të besimit dhe të dhëna mbi kryerjen a jo të riteve.Shteti i suksesshëm është ai shtet që ndërton dhe mbikëqyrë arsimin, kategoritë sociale, fuqizon drejtësinë dhe ligjin. E këtë e bëjnë njerëzit dhe kjo është vlere. Kurse besimi është çështje individuale dhe lidhje e njeriut me Zotin.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

67 + = 77