Ndjenja e përkatësisë si dhe dashuria ndaj atdheut sipas islamit

Në të vërtetë ndjenja e përkatësisë është dashuri e llojit të veçantë dhe se ai që nuk ndjen këtë dhe nuk krenohet me përkatësinë e tij ai nuk ka ndjenja të dashurisë. Atdheu apo vatani në kuptimin e sotshëm bashkëkohor quhet shtet. Ndërsa të pasurit shtet d.t.th të zotërosh pronë, popull dhe udhëheqje. Në këtë kontekst të kësaj mund të përfitojmë nga thëniet e Muhamedit a.s. të cilat mund të nxirren nga kuptimi i fjalëve të tij kur është në pyetje atdheu, toka si dhe banorët e saj. Pa lënë anash edhe kulturën per konsideratë ndaj institucioneve të cilën na e mëson islami.

Dashuria ndaj vendlindjes.


Na është i njohur fakti për të dërguarin a.s. i cili vendlindje të tij kishte Mekken, por ai pas pak vitesh u detyrua të largohet prej saj, jo pse ai deshi por se u detyrua dhe u dëbua dhunshëm nga vendlindja e tij e dashur. Ai u detyrua që të lëshoj vendlindjen e tij pas presioneve të shumta që kishte nga idhujtarët. Ai me një numër të pasuesve u nis drejt një vendi më të sigurt, drejt Medines dhe në dalje e sipër nga Mekkeja ai ktheu kokën prapa dhe tha: “Unë e di se Allahu më bëri të kem Mekken vendlindjen time më të dashur dhe nuk ka vend më të dashur për mua. Asnjëherë me dëshirë nuk do ta lëshoja këtë vend”
Po ashtu ai tha: Për Zotin ti je vendi më i mirë , më i dashur dhe më i pastër. Sikur mek-kasit të mos më dëbonin asnjëherë nuk do të lija” Edhe shokët-ashabët e përjetuan rëndë dëbimin nga vendi i dashur i tyre dhe kjo është argument që ata donin tokën dhe pronën e tyre.

Dashuria ndaj njerëzve-shtetasve

C’ështja e vëllazërisë është në shkallë të ndryshme: E para: Të gjithë njerëzit pa dallim janë vëllezër, sepse janë pasardhës të një krijese, të njeriut të parë në tokë, Ademit. Zoti thotë: O ju njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe femre, si dhe u bëmë juve popuj dhe fise që të njiheni mes vete”
Në këtë ajet përmendet fjala popuj, ashtu siq e thamë më lartë se shteti përbëhet prej popujve, tokës dhe udhëheqjes Edyta: Vëllezër të një besimi, siç thotë Kur’ani: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër” E treta: Vëllezër konsiderohen edhe ata të cilët janë të bashkuar në mbrojtjen e vendit-vatanit. Mbrojtja e vendit, tokës, pasurisë është Farz obligativ që duhet të mbrohet me çdo mjet.

Dashuria ndaj pjesëtarëve të vendit është preferencë e vazhdueshme e pejgamberit a.s, cili në një nga thëniet e tij të njohura shprehet:
“Duaje për vëllain tënd atë që do për vete”
Gjithashtu ai thoshte në lidhje me fqinj: “ Nuk është besimtar i vërtetë ai i cili fle i ngopur ndërsa fqiu i tij jeton në uri të thellë”

Edhe këtu shohim se fqiu është pjesëtar i vendit-vatanit dhe kujdesi për te është obligim fetar. Pejgamberi kur e dërgoj Muadhin të deleguar të tij në Jemen për të kumtuar thirrjen hyjnore e porositi që përveç besimit në Një Zot të vetëm dhe kujdesi për namazin, i tha: “Njoftoj ata se Allahu ka bërë obligim që i varfëri ka të drejtë në pasurinë e të pasurit…” Disa juristë islam janë të mendimit që pasuria nuk mund të epet jashtë një vendi të caktuar por ajo duhet të jetë e shpërndarë te banorët e një vendi. Këtu shohim se islami synon rregullimin e një shoqërie brenda një territori apo vendi si dhe kujdesin për shtetasit e saj si prioritet. Pasiqë përmendëm çështjen e dashurisë ndaj vendit dhe llojet e vëllazërisë njerëzore, mendoj që tani gjendja në shoqëritë e sotme njerëzore është e ndryshme nga ajo që kërkohet. Sot njerëzimi nuk ka parasysh sa duhet parimin e tillë, e në veçanti për fatin e keq në shoqëritë tona pasuese të Kur’anit. Veprimi unik dhe uniteti janë parim i Kur’anit.

Por, përparjet, ndarjet dhe grindjet janë e liga më e madhe që ka kapluar një pjesë të shoqërisë sonë. Dashuria ndaj vendit për fat te keq, nuk është sot prioritet, por, është çështja se si të kemi dhe të bëjmë pasues te ideologjive më shumë në numër. Kur’ani na mëson bukur që gjaku i njerëzve, nderi dhe prona e tyre janë të mbrojtura dhe të shenjta. Por ku jemi ne në këtë kontekst? Në traditën e sotshme në besë d.t.th mbytja e një njeriu i cili hyn në vendin musliman i garantuar dhe me leje hyrëse nga autoritetet muslimane. Gjithashtu kemi edhe një vërejtje me rëndësi nga pejgamberi a.s. e cila vlen për raportet e brendshme ndër-muslimane: “ Nëse dikush vjen tek ju dhe dëshiron ndarjen mes jush, të tillin luftojeni” Këtu është për qëllim përpjekja për të ndarë një xhemat-popull, duke rrezikuar rendin, sigurinë dhe rregullat e një vendi tjetër. Por, si të realizojmë dëshirën për dashurinë ndaj vendit-vatanit, si të arrihet tek kjo? Nga të gjithë ne kërkohet dhënia e kontributit, duke filluar nga përmirësimi i zemrave tona, pajisja me porositë e Kur’anit dhe thënieve të vërteta të Pejgamberit a.s., por edhe pasimi i vlerave te se kaluarës sonë kombëtare, përmes së cilave ne dëshirojmë të arrijmë zhvillimin dhe përhapjen e besimit në Krijuesin si dhe avancimin etik, politik dhe ekonomik të vendit ku jetojmë dhe veprojmë.

Kryerja e detyrave tona ndaj vendit duke u kujdesur për te, nxënësi në raport me mësuesin e tij dhe anasjelltas, punëtori në vendin e tij, gjykatësi, mjeku etj… Atëherë gjendja do të ishte krejt ndryshe, në të kundërtën Muhamedi a.s. ka thënë: “ Çfarë të jeni do ta keni gjendjen tuaj”. Për fund: Njeriu mund të humbë një të dashur të tij, mund të humb pasurinë apo diçka tjetër personale, por, nëse e humb vatanin atëherë vështirë mund ta kthej ate. Mbetesh në errësirë, nomadë i panjohur e i shkapërderdhur. Njeriu që nuk ka vatan dhe nuk krenohet me përkatësinë e tij, ai është i pa adresë. Zoti na bëftë të sigurt në vendin tonë. Na bëftë vendin tonë të sigurt dhe të mbrojtur.



Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

38 − 37 =