Namazi dhe agjërimi nuk janë spektakël, folklor e as shfaqje.

Janë dy kushte të rëndësishme që i potencon Kurani. Namazi, apo lutja që njeriu e bën për Zotin. Po ashtu edhe agjërimi është adhurim për hirë të Krijuesit.Të dy këto obligime Kuranore kanë qëllim thelbësor ashtu siç e përmend Kurani, lidhjen e njeriut me Zotin si dhe pastrimin e shpirtit dhe largimin nga e keqja e neveritura dhe e shëmtuara.Namazi është një veprim që nuk është rit, por është shpirt e moral, edukatë dhe disiplinë. Ky namaz kryhet me respekt shpirtëror e besim në Zotin. Nuk është shfaqje teatrale e as spektakël.

Por njeriu e kryen në frikë respekt ndaj Krijuesit.Gjithashtu agjërimi është një adhurim tejet i fshehtë mes njeriut besimtarë de Zotit. Të githa veprimet mund të duken, kurse agjërimi nuk duket, është lidhje shumë e fshehtë mes Zotit dhe njeriut. Është lidhje e shpirtit dhe zemrës më Atë që krijoi gjithësinë.Edhe namazi e agjërimi nuk janë elemente apo fondamente që guxon besimtari të luaj me to. Namazi nuk kryhet për syfaqësi e as nuk është folklor i dukshëm popullor.

Ndaj ne themi që në këto ditët e fundit të Ramazanit, nëse kemi kuptuar esencën e namazit e agjërimit atëherë ne jemi në rrugë të mbarë, por nëse ne vetëm kemi kryer rit duke mos ndërruar mendjen atëerë mbetet i kotë dhe i pa dobishëm.Gjithçka që është adhurim është e brendshme mes Zotit dhe njeriut, e nuk është as spektakël, as folklor e as shfaqje për syrin.E themi për fund, që pandemia covid-19 këtë vit nuk i lejoj ata që donin spektakle me reklamim të ushqimit, namazit dhe syfyrit. Por edhe mësim që duhet që adhurimet të jenë dhe të mbesin shpirtërore.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − 10 =