Muaji i shenjtë i Ramazanit,dhe dhuna sot në Botë

Nga S.Amjad Hussain “The Blade”

E hëna, ishte dita e parë e Muajit të shenjtë të Ramazanit. Për myslimanët është muaji i reflektimit të brendshëm, pendesës dhe ripërtëritjes. Gjatë këtij muaji, myslimanët në mbarë botën dorë heqin dorë nga agimi deri në muzg nga ushqimi, lëngjet dhe kënaqësitë trupore.

Por privimi nga ushqimi dhe lëngjet, është vetëm një pjesë e agjërimit. Bamirësia, mirësia dhe kontrolli i gjuhës, janë gjithashtu pjesë e agjërimit. Çdo ditë gjatë Ramazanit, nëpër xhami mbahen orët e vona të mbremjes shërbime speciale.

Rituale të tilla, kanë qenë pjesë e jetës për shumicën e myslimanëve për 1400 vjet, dhe çdo vit ata e presin me padurim ardhjen e periudhës së agjërimit. Ndryshe nga festa fetare e besimeve të tjera, fillimi i Ramazanit ndryshon.

Ai ndjek kalendarin hënor, 11 ditë më i shkurtër se kalendari Gregorian. Prandaj periudha e agjërimit vjen çdo vit 11 ditë më herët. Duhen 35 vite, që të përfundojë ciklin në të cilin periudha e agjërimit kalon nëpër të gjitha stinët e vitit.

Agjërimi në dimër është më i lehtë se sa në verë, ku koha ndërmjet agimit dhe perëndimit të diellit, mund të zgjasë deri në 16 orë. Është një sfidë, veçanërisht për njerëzit që duhet të kryejnë detyrimet e përditshme të punës, familjes dhe komunitetit.

Fëmijët, njerëzit e moshuar, nënat shtatzëna dhe lehonat, nuk janë të detyruar të agjërojnë. Kujtimet e mia mbi agjërimin, janë fort të lidhura me fëmijërinë dhe adoleshencën në time Peshauar, qytetin e lindjes në Pakistanin veriperëndimor.

Kujtimet e mia nuk janë të ndryshme, nga kujtimet e dashura që do të mbante mend çdo fëmijë kur të rritej, qofshin të krishterë, hebrenj, hindu, sikh, apo ndonjë besim tjetër. Imazhet e atyre ditëve të mrekullueshme, janë ende të gjalla dhe të qarta në mendjen time, dhe kalimi i kohës nuk e ka zbehur rëndësinë e tyre.

Ato mbeten thelbi i pjesës ritualiste të agjërimit, edhe pse rëndësia dhe kuptimi i agjërimit ka evoluar. Ajo është shumë më e thellë sesa thjesht mohimi i ushqimit. Për disa, ajo hap dimensione shpirtërore.

Në një nivel më të thellë, agjërimi është një përpjekje për të rizbuluar dhe ri-lidhur me vetveten. Ky proces që ndodh një herë në vit, duhet të vazhdojë edhe shumë kohë pas përfundimit të periudhës së caktuar të agjërimit.

Këtë vit, Ramazani mbërriti në klimën e islamofobisë së përhapur, dhe në prag të sulmeve terroriste të papara ndaj objekteve të kultit. Në 7 muajt e fundit janë kryer 4 sulme në objektet fetare hebraike, myslimane dhe krishtere, në pjesë të ndryshme të botës.

Një fije e përbashkët, i lidh këto sulme. Ato u kryen nga supremacistët e bardhë. Termi gjithëpërfshirës përfshin nacionalistët e bardhë, Neo Nazistët dhe Ku Klux Klan. Ata e kanë bërë qendrën e axhendës së tyre shkatërrimin e atyre që nuk janë si ata.

Këta fanatikë, e marrin frymëzimin e tyre nga disa prej liderëve tanë. Në prag të tubimit ku një supremacist i bardhë vrau me makinën e tij një grua në Sharlotsvil të SHBA-së, presidenti amerikan ishte shprehur se nga të dyja palët ka njerëz të shkëlqyer.

Por nuk mund të ketë një ekuivalencë morale, midis së keqes dhe të mirës. Përgjakja e vendeve të adhurimit, ngre pikëpyetje dhe shqetësime në komunitetet afro-amerikane, hebraike dhe myslimane. Shumë kisha, sinagoga dhe xhami kanë angazhuar kompani private të sigurisë, për të ruajtur vendet e adhurimit.

Krahasuar me shumë vende të tjera, ne në zonën e Toledos në Spanjë, jemi të bekuar nga dashamirësia e ithtarëve të feve të ndryshme. Në klimën e ngarkuar pas ngjarjeve të 11 Shtatorit, një person shtiu më armë mbi dritaret e Qendrës Islamike të Toledos së Madhe, dhe 2.000 njerëz formuan një zinxhir njerëzor, si një gjest simbolik për mbrojtjen e qendrës.

Pastaj në vitin 2012, një supremacist i bardhë i vuri zjarrin Qendrës Islame. Mbështetja dërrmuese e komunitetit, ishte shumë inkurajuese. Këtë vit Ramazani ka ardhur mes pasigurisë, frikës dhe intolerancës fetare.

Ne nuk mund të bëjmë shumë, për të edukuar apo ndryshuar mendjet e atyre, që kryejnë aktet e dhunës kundër pakicave etnike dhe fetare. E vetmja mënyrë, është vigjilenca dhe rreshtimi në një front të bashkuar kundër fanatizmit.

Shënim:S.Amjad Hussain është profesor i shkencave humane në Universitetin e Toledos, Spanjë.

Përktheu:Alket Goce

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

79 − = 77