Mos veproni në emër të Zotit pa pasur lejen prej Zotit

Sa lehtë njerëzit nganjëherë flasin me kompetencë të plotë në emër të diçkaje që nuk kanë autorizim për diçka të tilë. Hasim shpesh në qëndrime dhe opinione si dhe gjykime e paragjykime për çdo gjë që na rrethon. Flasin dhe mbajnë qëndrim në emër të dikujt duke krijuar edhe dyshime e dilema të mëdha që ndikojnë në pozicionet e njerëzve në tokë. Më e rënda është kur shumë lehtë dhe me kompetencë të plotë disa flasin edhe në emër të Zotit. Si mund të kenë drejt apo nga e marrin guximin që të flasin dhe të bëjnë thirrje për veprime në emër të Zotit?!

Qëndrime, mendime, opinione e thirrje për hapa të lloj lloj natyre po bëhen duke u thirrur në emër të Zotit. Zoti është i të gjithëve dhe gjithë e duan Atë. Por askush nuk mund të marr të drejtën apo të vetë autorizohet që të flasë në emër të Zotit. Njerëzimi nuk ka pasur e as nuk do të ketë problem asnjëherë me Krijuesin, por probleme do të ketë përherë me ata që flasin në emër të Tij dhe që e shohin veten menjëherë pas Zotit.

Askush nuk ka leje direkt e as tërthorazi që të jetë i ashtuquajtur “zëdhënës hyjnorë” dhe duke shfrytëzuar këtë autoritetet të vetëmarrur, të ndërhyjë në çështjet dhe organizimet e njerëzve. Shenjtëria në fenë Islame nuk ekziston për askënd. Vepra e mirë e në shërbim të mbarësisë së njerëzimit si e tillë është e shenjtë dhe e lavdëruar. Ndryshe, askush kushdo qoftë ai, nuk ka leje nga Zoti të flasë apo të veproj në emrin e Tij. Sa me lehtësi disa flasin dhe etiketojnë besimet e tjerëve, duke ndërhyrë edhe në brendinë e thellë të shpirtit të njeriut dhe duke pretenduar gjykimin e besimit dhe të ardhmen e tij. Sa me lehtësi të dërgojnë në parajsë dhe edhe më lehtë të dërgojnë në ferr. Nga e merr individi këtë guxim dhe këtë vetëkënaqësi që të arrijë deri në masën e asaj që ta bëj veten si të autorizuar dhe me leje paraprake nga Zoti për të gjykuar në emër të Tij. Pra, mos veproni në emër të Zotit pa e pasur lejen prej Zoti, e një gjë e tillë është e pa mundur dhe e pa arritshme.

T’i shmangemi iluzioneve që shpien në errësirë, e t’i qasemi punës, angazhimit, dijes dhe përpjekjes për punë të mira, e më pas shpërblimi është nga Zoti dhe në fuqinë e dijen vetëm të Zotit. Unë zgjidhi për veten time atë çfarë unë dua e jo atë çfarë ti e dëshiron.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 6 = 1