Mos rrini ulur dhe të thoni: O Zot më jep furnizim,- sepse qielli nuk lëshon argjend!

Fenomeni i papunësisë, ose i dembelizmit tek një pjesë e muslimanëve ndikon negativisht tek ata që nuk janë muslimanë, duke menduar se feja jonë është e tillë, ngase pasuesit e saj veprojnë kështu. Shumë njerëz mendojnë, se ata që shkojnë dhe falen në xhami nuk kanë punë tjeter veç kësaj dhe se ata janë dembelë dhe nuk e duan punën.

A nuk e keni dëgjuar fjalën e Zotit, që thotë: “E kur të kryeni namazin e xhumasë, shpërndahuni nëpër tokë dhe përfitoni nga të mirat e saj.” (Xhuma, 10).Duhet që një besimtar të jetë kërkues, të mësojë e të specializohet në një fushë të caktuar për të qenë pjesë plotësuese në shoqëri me punën dhe profesionin e tij e jo të rrini ulur dhe të thoni: O Zot më jep furnizim,- sepse qielli nuk lëshon, as ar, as argjendGati çdo ditë ne përballemi me kritika, ku në qendër të vëmendjes janë ata besimtarë që shihen të qëndrojnë me orë të gjata në oborret e xhamive dhe nuk merren me ndonjë punë të dobishme për t’i ardhur në ndihmë vetes, familjes, si dhe për të qenë të dobishëm për shoqërinë. Ndodh që mund të bëjmë për këtë fe më shumë me punën dhe profesionin tonë, sesa me qëndrimin tonë, sesa me fjalët tona dhe davetin tonë.Si mund të ndihmohet feja e Zotit, nese do të jemi të dobët dhe të pafuqishëm?Zoti fuqiplotë thotë: “Bashkëpunoni në punë të mira dhe në devotshmëri e mos bashkëpunoni në punë të këqija dhe në armiqësi.” (Maide, 2).

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 2 = 4