Mos krijoni hasmëri e dyshime në emër te fesë midis Shqiptarëve

Si në Kosovë, një ashtu edhe në Shqipëri, shqiptarët gjithmonë janë shquar për tolerancë ndër fetare dhe raporte vëllazërore në mes komuniteteve fetare. Harmonia shoqërore ndër fetare ka qenë gjithmonë një veçori e shqiptarëve, ku edhe shoqëritë më përparimtare kanë mundur të marrin shembull dhe mësim nga ne.
Vehabizmi si ideologji e cila u infiltrua nëpërmjet fesë islame, shumë shpejt u shndërrua në armik të shqiptarëve dhe harmonisë shoqërore. Raportet ndër vëllazërore mes komuniteteve fetare shqiptare u vënë nën thumbin e vehabistëve, duke tentuar t’i prishnin ato. Vehabizmi si ideologji dhe propaganduesit e saj, futën huti e dyshime edhe në mes besimtarëve, duke shkaktuar përçarje tek ata. Vehabistët përmes ideologjisë së tyre të sëmurë arritën që të hasmërojnë shqiptarët në mes vete. Nëpërmjet shpëlarjes se trurit me dokrrat ideologjike, shumë njerëz u hasmëruan edhe me familjarët e tyre. Vehabistët nuk ndalen deri sa ta indoktrinojnë popullin deri në atë masë, sa që ideologjia të bëhet synimi i tyre final dhe suprem, dhe që vehabizmi të jetë ideali i masës për të cilin jetojnë dhe japin jetën. Indoktrinimi dhe tru-shpëlarja shkatërroi shumë familje. Shumë prindër mbetën pa fëmijët e tyre. Përqafimi i vehabizmit nga ana e e të rinjve shqiptarë bëri që nga Kosova të shkojnë mbi 400 persona për në Siri, për t’iu bashkuar organizatës terroriste Isis. Vehabizmi i shndërroi njerëzit në terrorist e vrasës. Atë ideologji që po terrorizon popujt arab përgjatë lindjes së mesme, njerëzit e shitur po mundohen ta përhapin sa më shumë në mesin e shqiptarëve. Po të kishin mundësinë vehabistët, Kosovën e Shqipërinë do t’i bënin më zi se Irakun e Sirinë. Vehabizmi është si murtaja që shkatërron çdo gjë të gjallë.
Shqiptarët ia kanë parë sherrin vehabizmit, sepse ai solli hasmëri dhe përçarje tek shqiptarët, polarizoi shoqërinë, besimtarët dhe komunitetet fetare, humbën jetën me qindra persona që pasuan këtë ideologji dhe me mijëra të tjerë u vranë nga dora e pasuesëve të vehabizmit. Andaj gjëja më fetare, kombëtare e patriotike për besimtarët shqiptarë, do të ishte refuzimi dhe bllokimi i vehabizmit, duke mos lënë që kjo sëmundje të mos infektoj popullin tonë. Foltash gjithmonë do të punoj për të demaskuar ideologjitë e mbrapshta e destruktive, në mënyrë që të ruajmë vendin, kombin dhe popullin nga shpellarët që mëtojnë përçarjen e shqiptarëve.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 2