MOS HUMBISNI ARDHMËRINË TUAJ NË KAUZA TË RREJSHME

Kauza të rrejshme janë të njohura sidomos në tendencat për të përdorur bindjet fetare për procese të errëta ideologjike dhe vrastare. Pothuajse të gjitha besimet në parimet e tyre fondamentale për bazë kanë qenien njerëzore si krijesë e veçantë dhe me shumë vlera. Besimet fetare apo thirrjet hyjnore janë të dedikuara për njerëzit dhe se ata janë që e pranojnë apo mohojnë thirrjen hyjnore. Është në dëshirën individuale pranimi apo mos pranimi i fesë dhe besimit. Por ata që me vetëdije dhe me vetë dëshirë e pranojnë një besim të caktuar ata duhet të dëshmojnë në praktikë thirrjen e besimit të tij për paqe, dashuri dhe njerëzi. Në të kundërtën, janë nga ata të cilët sapo kanë përqafuar një besim ose janë të keq informuar dhe me tendenca të caktuara për të shthurur lidhjet ndër njerëzorë dhe ndër familjare. Pjesëtarë e besimit islam që kanë përqafuar thirrjen Kur ‘anore dhe porositë profetike, duhet të jenë të vëmendshëm dhe përkushtuar në praktikën e respektimit të vlerave njerëzore.

Disa nga ata thonë se e besojnë Kuanin, por në realitet ose nuk e praktikojnë, nuk e njohin dhe kanë qëllime të keqpërdorimit të tij për synime çnjerëzore, ideologjike dhe vrastare. Grupimet ideologjike siç janë ndjekësit e organizatave terroriste dhe interpretuesit e tyre fetar, kanë shndërruar citatet Kur’anore dhe porositë profetike, nga konteksti historik në atë gjeneralë, kurse qortimet dhe këshillat e Muhamedit i kanë shndërruar në urdhëresa të prera, duke mos arritur të bëjnë dallimin assesi midis çështjeve që i takojnë historisë, dhe asaj që janë të përgjithshme Dalja në skenë e gangsterëve të ISIS dhe përfundimi fatkeq i disa të rinjve dhe të rejave nga vendi ynë në këtë kauzë të rrejshme, është dëshmi e injorancës, verbërisë dhe pasimit dështak të atyre që kanë ngatërruar kontekstet historike me ato gjeneralë, e të cilët qëllimshëm janë shndërruar në predikues që kanë synim shthurjen e familjes, të cilën ne si shoqëri Kosovare ndër shekuj e kemi ruajtur dhe respektuar si parim bazë të shoqëror. Nxitja për shthurje të familjes nga teoria u bë në praktikë, dhe ky grupe arritën të manipulojnë me disa individë të cilët u besuan atyre dhe mësimeve të tyre. Këta individë së bashku me familjet e tyre shkuan dhe u bashkëngjitën organizatës terroriste ISIS, nën pretekstin se po luftohet për Allah dhe madje duke e quajtur xhihad. Besuan dhe shkuan pas të ashtuquajturit Khalife dhe organizatës së tij vrastare ISIS, të cilët nën keqpërdorimin e brohoritjes Allahu Ekber, u bën pjesë e veprimeve çnjerëzore të vrasësve dhe terroristëve, kriminelëve të shndërruar papritmas në besimtarë. Ç ‘është më e liga e tërë kësaj, ata lanë pas vetes familjen, prindërit, vëllezërit dhe atdheun, duke u bërë më të afërm me ISIS dhe Khalifen sesa me prindërit, familjen, vëllezërit e motrat, farefisin e shoqërinë. Pasi i shfrytëzoj për propagandën kriminale të ISIS, Khalifja i ashtuquajtur i braktisi dhe i la në greminë.

Si është e mundur të duhet ISIS, Siria, Iraku, më tepër se familja, prindërit, vëllezërit të afërmit, vendlindja? Si është e mundur të harrohet tërë mundi i nënës dhe babait, investimi tyre në një fëmijë që do jetë krahë i fuqishëm i tij në moshën e burrërisë? Në vend se prindërit sot të shohin mundin e tyre dhe investimin në ju, ju i zhgënjyet dhe i bëtë të pavlerë. Ndërsa vlerë për ju mbeti gënjeshtra e quajtur Khalife dhe ISIS. Por çfarë fituan? Shumë u vranë për asgjë, e disa përfunduan në kampe si robër, gratë dhe fëmijët pa prindër përfunduan rrugëve të shkatërruara të Sirisë, shumë prej tyre përfunduan nëpër burgje, andaj ju që mendonit se ISIS përfaqëson Islamin nuk është dobësi të largoheni nga ato mendime dhe të kuptoni se ata kanë marrë fund së bashku me Khalifen e tyre dhe mos të humbisni ardhmërinë tuaj dhe familjeve tuaja duke besuar në kauza të rrejshme.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

82 − = 74