Mos helmoni mendjet e njerëzve duke përdorur fenë

Shumë njerëzve sidomos predikuesve fetar në dy dekadat e fundit po u duket si diçka e rëndomtë shpjegimi i çdo gjëje që atyre u duket interesante. Po u duket vetja se posedojnë aftësi e dijeni që tejkalojnë normalen njerëzore. Të flasin për fizikë, biologji, matematikë, medicinë, art e cka jo tjetër. Të gjitha këto tentojnë në dy kënde: Këndi i parë të tregojnë veten se janë të gjithëdijshëm dhe e dyta këtë e bëjnë duke thënë apo duke u shprehur, si; na ka paralajmërua Kurani, na ka paralajmërue Muhamedi a.s si dhe kanë thënë të parët e devotshëm. Thuajse ata ishin ata që shpikën çdo gjë që ne e shijojmë dhe e jetojmë sot. Ose thënë ndryshe, na paraqesin. Ana tjetër e helmimit të trurit duke u thirrur nën petkun Islam, është edhe terminologjioa që përdorin. Ndalesa, harame, zjarr dhe ndëshkim . Pothuajse minimalisht flasin për madhështinë e mëshirës Hyjnore dhe shpërblimit të Tij. E kanë përzier çështjen si tërësi. Asnjë temë personale, familjare, kolektive dhe shoqërore nuk mund t’ju ik e të mos e komentojnë dhe ndërlidhin me fenë. Thuajse feja Islame ka zbritur për t ‘na mësuar biologjinë, fizikën, medicinën apo edhe bujqësinë, etj. Islamin duhet shtjelluar të tillë si edhe është. Mëshirë, drejtësi, moral, kulturë, punë e arsimim. Si dhe respektim të vlerave familjare, farefisit, jetimit, të sëmurit dhe të vobektit. Porosi dhe urdhra që dalin nga Kurani Fisnik.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

83 − 75 =