Mos e “gozhdoni” veten me lutje, qasuni punës

Zgjohemi në mëngjes e bijmë në gjumë, dalim nga shtëpia, hyjmë në shtëpi, dalim dhe hyjmë në banjë e shumë e shumë tjera, neve sipas atyre që duan t’na gozhdojnë, na kërkohet lutje pothuajse 24 orësh. E nëse krejt këtë e marrim seriozisht atëherë ne vërtetë do hyjmë në një krizë nervore. Sepse kështu po e ndërlidhim besimtarin që secilin veprim ka një lutje të caktuar e që në realitet nuk është e saktë. Të hysh në veturë, të dalësh nga vetura etj, të duhet një lutje specifike e veçantë secila nga tjetra. Por këtë Kurani nuk e konsideron si kërkesë reale.


Sipas kësaj logjike, cpikjet e zbulimet shkencore duhet t’i bëjnë tjerët kurse ne të mbesim me lutje. Ju cpikni veturën kurse ne cpikim lutjen e hipjes dhe nisjes në veturë apo aeroplan. E përse të mos thërrasim për zbulime dhe ne për t’ju bashkuar shkencëtarëve me renome e përmes kësaj lehtësuar jetën e njerëzimit. Me qindra e mijëra herë ne i drejtohemi me lutje Zotit për shërimin e të sëmurëve, por në vend të kësaj apo paralel me këtë, ne duhet të nxisim dhe inkurajojmë për arsimim, shkencë e zbulim të barit apo barnave shëruese. Të bëhesh fetar me gjuhë e pa asnjë veprim konkret është e pa dobishme dhe aspak interesante. Të presësh që dikush të servoj ushqimin e gatshëm dhe të bësh në fund lutjen e ushqimit, nuk është diçka që mund ta quajmë fetarizëm apo devotshmëri. Do vjen koha dhe momenti që të gjithë do e kuptojnë se casja e deri tanishme e kuptimit të mesazhit Hyjnorë nuk ishte e duhur dhe as e kohë. Ndaj nuk duhet humbur kohë në ngarkesa të pa nevojshme ndaj njerëzve e në veçanti ndaj besimtarëve.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

24 − = 21