Modestia e mposhtë zemërimin dhe mendjemadhësinë

E para, janë gjërat e domosdoshme për secilin, si: ushqimi, vendbanimi, teshat, shëndeti, mirëqenia shpirtërore etj. Është e natyrshme dhe normale që njeriu të zemërohet në qoftë se dikush e sulmon atë fizikisht, në qoftë se ia merr teshat, në qoftë se e përzë nga vendbanimi i tij etj.

E dyta, janë gjërat që për askënd nuk janë të domosdoshme, si: rangu social, të kesh shumë pasuri, shumë punëtorë, shumë mjete pune a lëvizjeje etj. Këto janë të dëshirueshme, mirëpo nuk janë të domosdoshme. Në qoftë se ndonjëra prej këtyre, ose një pjesë prej tyre, i merret ose i zaptohet me pa të drejtë, njeriu mund edhe të zemërohet, por mund edhe të mos zemërohet shumë, ngase këto gjëra nuk janë të domosdoshme për jetë. Ato mund të jenë të nevojshme ose të dëshirueshme, mirëpo jo të pashmangshme. Njeriu mund të jetojë edhe pa shumë autoritet, pa shumë pasuri e pa sende të tjera luksoze.

E treta, janë gjërat që për disa janë të domosdoshme, kurse për disa të tjerë jo. Për shembull, për një dijetar librat janë të domosdoshëm. Ai ka nevojë për ta dhe i do ata. Në qoftë se dikush ia djeg librat ose ia hedh në ujë, ai domosdo zemërohet me të. Edhe mjetet e punës për një zanatçi janë të njëjta. Ai ka nevojë për to dhe i do ato.

Përveç këtyre që u përmendën më lart, ka edhe arsye të tjera që e këndellin zemërimin te njeriu. Ato janë: mendjemadhësia, vetëpëlqimi, tallja, nënçmimi, polemika, armiqësia apo hasmëria, tradhtia, mashtrimi, pasioni i tepruar pas sendeve të dynjasë etj. Të gjitha këto janë veti të ulëta dhe të këqija fetarisht. Përderisa këto elemente të jenë të pranishme te njeriu, ai nuk mund t’i ikë dot zemërimit. Prandaj, para së gjithash, njeriu duhet të mundohet që këto t’i mënjanojë me anë të të kundërtave të tyre: mendjemadhësinë do ta luftojë me anë të ushtrimit të modestisë dhe të thjeshtësisë; vetëpëlqimin do ta luftojë duke i njohur mangësitë personale; talljen dhe nënçmimin do t’i luftojë duke e rikujtuar se të gjithë njerëzit janë të një lloji dhe se të gjithë janë bij e bija të Ademit dhe të Havvasë a.s.; pasionin e tepruar pas sendeve të dynjasë do ta luftojë duke e kujtuar vdekjen dhe duke e ushtruar mënyrën e jetesës së thjeshtë, modeste, duke u pajtuar dhe duke qenë i kënaqur me atë që e ka, sepse dikush tjetër as atë nuk e ka.

Këto tipare, vazhdon Gazaliu, njeriu duhet t’i trajtojë e t’i shërojë me anë të ushtrimeve të vazhdueshme shpirtërore dhe me anë të durimit ndaj vështirësive. Rezultati i këtyre ushtrimeve duhet të jetë njohja e rreziqeve të nefsit, egos. Kjo është e domosdoshme që të mund njeriu t’u ikë atyre dhe të fillojë t’i urrejë ato. Më pastaj, ai do të vazhdojë për një kohë të gjatë t’i bëjë dhe t’i zbatojë të kundërtat e këtyre vetive që u përmendën si arsye të drejtpërdrejta që e ushqejnë zemërimin, derisa ato t’i vijnë lehtë dhe t’i bëhen shprehi e përditshmërisë së tij.marrur nga

el-hikmeh.net

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

29 + = 35