Modesti dhe mëshirë e jo mendjemadhësi e mallkim!

Ka shumë njerëz që kohëve të fundit parashtrojnë këtë pyetje të cilën e sjellin nëpër kokët e tyre. Duke shikuar botën, njerëzimin dhe zhvillimet e hovshme në këtë botë, në njërën anë, dhe skepticizmin, pesimizmin e frikën në anën tjetër, është e nënkuptueshme që lind një pyetje e tillë.

Por ku në të vërtetë ta gjej Islamin?A mund ta gjej e shoh Islamin atë në Afganistan, Bangladesh, Kajro, Damask, Bagdad apo në Isis?Apo a mund të gjej Islamin në Suedi, Japoni, Danimarkë, Norvegji e Zvicër?!Nuk do të krahasojmë shtete me shtete, por Islamin do e gjejmë aty ku ka drejtësi, nder, respekt e përgjegjësi.Islamin mund ta gjejmë aty ku ka drejtësi sociale, tolerancë e njerëzi. Aty ku kompetentët vendosen në detyra që zotërojnë, që kryejnë me devotshmëri punën e besuar, që kujdesen për ambientin, shkollën, mësimin, diturinë, punën, pastërtinë, ligjin, kujdesin për fëmijët. E gjej Islamin aty ku gjendet kujdesi për të varfrin, të moshuarin, jetimin dhe familjen.Me një fjalë, atë e gjejmë aty ku vërtetë ka Islam praktik e jo teorik e me fjalë shumë e pamje ndryshe.Dikush për të mbrojtur e arsyetuar paaftësinë e vet për zhvillim dhe elementet e lart cekura, do të thotë se tjerët janë duke bërë komplot ndaj Islamit.

Ky “komplot” i quajtur nga të quajturit “ dijetarë”, ndoshta synim ka të sjellë frymën e punës, diturisë, arsimimit, pastërtisë, rendit e rregullit si dhe disiplinës. Nëse kjo quhet komplot atëherë në çka thërret Islami dhe ku mund ta gjejmë?Unë e dua Islamin e besimit, kulturës dhe drejtësisë. Islamin që jep lirinë e mendimit e të besimit, siç thotë Zoti në Kuran: “ Kushdo nga ju le të besoj e kushdo nga ju le të mos besoj…”Unë e dua Islamin që nuk detyron dhunshëm në praktikim, sic ka thënë Zoti në Kuran: “Nuk ka dhunë në fe”.Unë e dua një Islam që urdhëron e nxitë në dashuri ndaj njerëzve dhe ata që kanë zemër të mirë se Zoti ka thënë:” Dita e gjykimit është ditë që nuk bën dobi fëmijët e as pasuria por ai që vjen te Zoti me zemër të bukur…”

E dua Islamin që nxit për kujdes ndaj të varfërve e jetimëve, pa dallim feje apo etnie.E dua Islamin që pasuesit e tij e ruajnë dhe respektojnë besimet tjera dhe vend adhurimet e tyre.E dua Islamin që porosit në modesti dhe mëshirë e jo mendjemadhësinë e mallkim. Zoti është i mëshirshëm dhe e do mëshirën.E dua Islamin që pasuesit e tij dëshmojë me drejtësi e të vërtetë si dhe gjykojnë pa dallim feje mbi bazën e drejtësisë.E dua Islamin që çmon e nderon të bukurën dhe llojllojshmërinë e mendimeve, sepse sikur të donte Zoti do të na krijonte gjithëve në një mendim, fe dhe etni e gjuhë.Po pra, kushdo që promovon këto vlera është i mirë se ardhur dhe i respektuar te unë.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

55 + = 59