Modeli i çuditshëm:“Dua të kryej ritin në rrugë, është e drejt”

S’ka dyshim që shoqëria evropiane dhe ajo perëndimore si tërësi kanë pranuar në tokën e tyre njerëz të vendeve dhe besimeve të shumta nga mbarë bota, e në veçanti nga vendet me shumicë të besimit mysliman. Jeta dhe aktiviteti në këto vende janë të garantuara dhe të specifikuara me ligje dhe norma. Të shkosh nga një vend ku liria e mendimit dhe demokracia janë vetëm në letër, në një vend me kulturë të lartë të demokracisë, është një sfidë e llojit të vet. Edhe për autoritetet e vendeve evropiane, nuk është e lehtë të përballosh një fluks të një mentaliteti pothuajse të çuditshme në të shumtën e rasteve. Ne nuk po sqarojmë përmes këtij shkrimi ligjin evropian, por po duam të vëmë në pah një realitet të çuditshëm të disa nga ata që u mirëpritën në vendet e demokracisë dhe lirisë njerëzore. Shumica dërmuese e vendeve evropiane në tokën e tyre përveç që pranuan njerëz të shumtë të huaj e që me shumicë vinin nga vende islamike, atyre u ofruan kujdesin shëndetësorë, social, ekonomik dhe të drejtën e fesë. Në këto vende e në Amerikë, u ndërtuan qindra dhe mijëra xhami, vende ku u mundësohet besimtarëve Islam të kryejnë ritet dhe jetën e tyre fetare.

Besimtarët mysliman që shkuan në këto vende e kanë detyrë respektimin e normave dhe ligjeve të këtyre shteteve. Nuk mund të mohohet fakti që pjesë bukur e madhe e tyre, janë qëllimshëm duke keqpërdorur të quajturin liri e fesë e besimit. Ka edhe të atillë që duan ritin e tyre fetar ta kryejnë në rrugë, në komunikacion, në aeroporte dhe kështu bëjnë të pamundur jetën normale dhe të drejtën e të tjerë për qasje në rrugë e vende publike. Ka edhe të atillë që merren me organizimin e të quajturave protesta kundër shoqërive që janë nikoqire dhe banorë vendas. Në perëndim, jeto fetar si të duash, por respekto privatësinë dhe të drejtën e tjerëve duke mos u cenuar edhe atyre të drejtën duke shkelur pronën që është e drejt publike e të gjithëve. Falu në shtëpi, në xhami e në zyrën tënde por jo në vende ku je pengesë për tjerët e të thuash unë jam i lirë dhe kjo është liri e njeriut. Apo edhe të thuash unë dua të mbroj dinjitetin dhe besimin tim duke cenuar vendet që janë për të gjithë. Vendet perëndimore me ligjet e tyre, u kanë dhënë të drejtën secilit të drejtën e besimit dhe ritit, por në suaza të mos cenimit të tjerëve. Në rregull, krenohu me besimin dhe prejardhjen tënde por jo duke cenuar tjerët në emër të asaj që e quan veten se je më i miri.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + 1 =