Misioni i njeriut në tokë ështe t’u ndihmoj njerëzve

Qëllimi i jetës së njeriut është që të shërbej dhe të tregoj dhembshuri dhe ndihmë për të tjerët. Ne në këtë botë kemi ardhur me asgjë dhe do të shkojmë me asgjë,por ajo që mund arrijmë në jetën tonë të bukur është respekti,kujdesi dhe dashuria mes nesh.

Një vepër e mirë,një fjalë e bukur,një kujtim sado i vogël në mendjen e dikujt,një vend i vogël që zë në zemrën e dikujt është gjëja më madhështore që mund ta ketë një njeri. Zoti i madhërueshëm secilin prej nesh e ka dërguar për një qëllim dhe qëllimi është të ndihmojmë dhe të duam njëri-tjetrin.

Kushdo që mendon se mund të të imitoj,ose të të kopjoj,e ka të kotë.Një zemër të pastër,një mendje të ndritur,një shpirt të bardhë,një thjeshtësi shpirtërore është e pamundur të ta merr dhe të ta ndryshoj dikush. Këtë motiv,këtë forcë dhe këtë ndriçim ta jep dhe ta ka dhënë ai që të ka krijuar kaq përsosshmërisht.

dr. Ilir Kurtishi

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

26 − = 20